Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Ja arsyet pse Rama kërkon ndërprerjen e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit

2018/01/16 at 9:01 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se është e papranueshme nga opozita plani i qeverisë për të hequr familjarët e ish-të përndjekurve politikë nga e drejta e ligjshme dhe morale e dëmshpërblimit.

Basha tha se Arben Ahmetaj dhe Edi Rama do t’u ndërpresin dëmshpërblimin të përndjekurve, kur një ditë më parë i kanë paguar vetës për inceneratorin e Fierit 823 mijë euro.

Ai tha se PD do të qëndrojë fuqishëm kundër çdo përpjekje te qeverisë për heqjen e dëmshpërblimit dhe u bëri thirrje familjeve të ish të përndjekurve dhe pronarëve të bashkohen me opozitën në 27 janar.

Deklarata e plotë e Kryetarit Basha:
10% e familjeve në Tiranë nuk sigurojnë dot më shumë se një vakt bukë për fëmijët e tyre, por dje Arben Ahmetaj i dha inceneratorit të Fierit 820 mijë euro të tjera paradhënie duke e çuar shifrën totale në 5.8 milionë euro paradhënie për të ndërtuar një fabrikë helmesh, një nga tre fabrikat e helmeve, të cilat, në totaldo t’u kushtojnë shqiptarëve, vetëm vitin e parë.

Është ky Arben Ahmetaj i cili, në emër të Edi Ramës dje, njoftoi se do të ndërpresë pagesën për trashëgimtarët e të përndjekurve politikë, ndërkohë që vetë fondi i pageave ka ardhur në reduktim drastik nga viti në vit, në thyerje totale të premtimit të Edi Ramës. Për Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn kurrë nuk kanë qenë prioritet të përndjekurit dhe dëmshpërblimi i tyre I ligjshëm, si akt moral në rradhë të parë, jo vetëm financiar. Për të rëndësi kanë vetëm xhepat e tij. Ato 820 mijë eurot që i ka paguar vetes së tij për inceneratorin e Fieroti, ato 2.5 milionë euro që i paguan për të shkulur palmat në autostradë, janë lekët e shqiptarëve dhe nuk shkojnë për shqiptarët, nuk shkojnë për të përndjekurit politikë, të cilët e kanë merituar dhe e meritojnë plotësisht shlyerjen një orë e më parë të këtij borxhi moral historik dhe material. Dua t’i them nga kjo sallë, në emër të Partisë Demokratike se opozita dhe PD do të qëndrojnë fuqishëm kundër çdo nisme ligjore që do të sjellë për të shkurtuar dëmshpërblimin apo për të hequr trashëgimtarët e të përndjekurve politikë nga dëmshpërblimi. I bëj thirrje të gjithë të përndjekurve politikë të bashkohen me ne në 27 janar sepse rruga e vetme është largimi i këtyre kusarëve. Kjo është rruga e vetme për të bërë drejtësi për të përndjekurit dhe për të përmbyllur këtë plagë të madhe morale dhe historike ndaj qindra, mijëra familjeve të cilat po përndiqen për herë të dyte, siç po përndiqen për herë të dytë pronarët me ligjin poshtërues dhe shpronësues. Pronaret, të përndjekurit dhe çdo shqiptar duhet ta dijë se më 27 janar jemi bashkë në shesh për ta në shesh në dhe për të drejtat e tyre të patjetërsueshme, se nuk do të pranojmë kurrë pazar me gjakun e paraardhësve të tyre, që luftuan për liri në ditët më të errëta të këtij vendi.

Ju sugjerojmë

Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative
Aktualitet

Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative

11 Korrik, 2025 11:16 am
“Kontroll mbi ndërtimet me satelitë, dronë..”/ Rama: Forcojmë ligjin për arkitektët
Aktualitet

“Kontroll mbi ndërtimet me satelitë, dronë..”/ Rama: Forcojmë ligjin për arkitektët

11 Korrik, 2025 11:08 am
Rama: Departamentet e bujqësisë, qesharake! Të krijuara për të bërë qoka
Aktualitet

Rama: Departamentet e bujqësisë, qesharake! Të krijuara për të bërë qoka

11 Korrik, 2025 11:06 am
“Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë”/ Rama: Nuk e ka Shqipëria këtë luks!
Aktualitet

“Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë”/ Rama: Nuk e ka Shqipëria këtë luks!

11 Korrik, 2025 10:50 am
“IMT dhe policitë bashkiake, struktura problematike”/ Rama: Koha për ndërhyrje..
Aktualitet

“IMT dhe policitë bashkiake, struktura problematike”/ Rama: Koha për ndërhyrje..

11 Korrik, 2025 10:45 am
Ndërtimet në Theth/Rama: Prokurorja refuzoi të…bëri ese filozofike mbi pafajësinë!
Aktualitet

Ndërtimet në Theth/Rama: Prokurorja refuzoi të…bëri ese filozofike mbi pafajësinë!

11 Korrik, 2025 10:32 am
Zaptimi i hapësirave/ Rama: Në Vlorë, kryetari e struktura i ka sytë gjysmë mbyllur
Aktualitet

Zaptimi i hapësirave/ Rama: Në Vlorë, kryetari e struktura i ka sytë gjysmë mbyllur

11 Korrik, 2025 10:26 am
Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..
Aktualitet

Akuzat për ndërtimet paleje në Theth/ Prokurorja Gjeli: Qëndrimi i Ramës, personal!

11 Korrik, 2025 10:14 am
Lirohen hapësirat në plazhin e Darëzezës/ Hiqen 90 komplete çadrash me shezlongë
Aktualitet

Lirohen hapësirat në plazhin e Darëzezës/ Hiqen 90 komplete çadrash me shezlongë

11 Korrik, 2025 10:08 am
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës

11 Korrik, 2025 10:01 am
Para
Video/ Policia: Eshtë grabitur filiali i Postës Shqiptare brenda Hipotekës

Video/ Dalin pamjet e grabitjes së bankës në kryeqytet

Këto janë 3 shenjat më acaruese të horoskopit

Këto janë 3 shenjat më acaruese të horoskopit

Pas vrasjes së Ivanoviç reagon Rusia: Të parandalohen incidentet e mundshme

Pas vrasjes së Ivanoviç reagon Rusia: Të parandalohen incidentet e mundshme

TE FUNDIT

Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative

Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative
11 Korrik, 2025

Kryeministri, Edi Rama ka kërkuar shkarkimin e të gjithë kryetarëve të njësive administrative të emëruar nga Partia Socialiste, për t’iu...

Lexo më shumë

“Kontroll mbi ndërtimet me satelitë, dronë..”/ Rama: Forcojmë ligjin për arkitektët

“Kontroll mbi ndërtimet me satelitë, dronë..”/ Rama: Forcojmë ligjin për arkitektët
11 Korrik, 2025

Me fokus fuqizimin e pushtetit vendor dhe mbikëqyrjen e territorit përmes teknologjisë, kryeministri po mban një takim me kryebashkiakët në...

Lexo më shumë

Rama: Departamentet e bujqësisë, qesharake! Të krijuara për të bërë qoka

Rama: Departamentet e bujqësisë, qesharake! Të krijuara për të bërë qoka
11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për sektorin e bujqësisë, teksa ka mbledhur në një takim kryebashkiakët në qytetin e...

Lexo më shumë

“Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë”/ Rama: Nuk e ka Shqipëria këtë luks!

“Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë”/ Rama: Nuk e ka Shqipëria këtë luks!
11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama po mban sot një takim me kryebashkiakët në Durrës, teksa po flet lidhur me problemet që ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com