Aktualitet

Basha: Ish-anëtari i bandës së Lushnjes mori përsipër biznesin e plehrave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:45 - 10/03/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë foli për punën e Komisionit hetimor për Inceneratorët.

Basha deklaroi se tre persona Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe zv/kryeministri Ahmetaj kanë shkuar te Rama dhe kanë ndërtuar skemën e inceneratorëve.

Basha tha se “ish-anëtar i bandës së Lushnje, Mirel Mërtiri mori përsipër biznesin e plehrave”.

“Për dy javë me radhë, para agresionit rus ju keni dëgjuar me fakte atë që PD ka thënë tash 6 vjet. Keni dëgjuar me dokumente, duke marrë edhe nga mediat investigative, por edhe rrjete të hapura, përfshi dokumente financiare të parajsave fiskale.

Janë mbledhur tre shokë, njëri ish-anëtar i bandës së Lushnje, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto e parafolësi (zv/kryeministri Ahmetaj) kanë shkuar te Rama i kanë thënë është ky biznesi i plehrave është me fitim. Po i ka thënë ai siç e ka zakon ecni. Kanë ndërtuar një skemë i ka dhënë urdhër mininistrit të parë, ai s’e zbatoi e ka hequr, më pas ka ardhur ministri i dytë e gjëra kanë shkuar fjollë. Të ndërtojnë inceneratorë për të djegur plhera, e kanë parë reagimine PD e më pas kanë proceduar me fshehtësi.

Si e tregon fakti që brenda 8 orëve kanë miratuar 17 vendime. Që t’i jepet dikujt pa garë mundësia të garojë. Dhe pastaj me një skemë krejt tjetër i njëjti person përfitoi 23 mln euro me Inceneratorin e Fierit. Burra 60-vjeçarë në komision nuk e shpjegonin dot pse kanë hedhur firmën.

Një aferë që në tërësi është gdhendur në kokat e çdo shqiptari. 430 mln euro. Shqiptarët e kanë kuptuar. A ka mendje që të mos e kuptojë këtë çështje. Është e pamundur që një njeri i vetëm pa asnjë përvojë përveç asaj që ka pasur si anëtar i bandës së Lushnjes. Papritur u bë zgjidhësi i madh i problemit të plehrave në Shqipëri. Pse ka krijuar dhjetëra kompani”, deklaroi Basha.

 

 

 

 

Pas