Aktualitet

Basha i përgjigjet Ramës:I lidhur me zinxhirët e krimit,e ka humbur toruan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:26 - 16/03/21 |
Opi Nion

Gjatë vizitës në qytetin e Shkodrës, kreu i PD, Lulzim Basha, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se kreu i opozitës është i lidhur nga zinxhirët e Berishës e të Metës. Basha tha se kryeministri ka humbur toruan dhe se e ka kapur dëshpërimi i humbjes.

“E ka humbur toruan dhe e ka kapur dëshpërimi i humbjes, është i lidhur me zinxhirët e krimit dhe të korrupsionit tash 8 vjet. Është strumbullari i çdo të keqe që ka pësuar Shkodra, tani që po i vjen fundit, vetëm vjell vrer. Kjo është alternativa e Edi Ramës. Alternativa ime është e alternative e fitores”- u shpreh Basha.

Ndërsa pyetjes së gazetarëve se a do të ketë një koalicion PS-PD, Basha iu përgjigj: “Nuk ka asnjë shans që shqiptaret të bëjnë atë që do bëjnë në një shoqëri normale. Edi Rama do të largohet PD dhe koalicioni ynë do të qeverisë vendin.

Nuk ka shqiptar që nuk e di se kush i ka varfëruar. Edhe këto ditë të fundit ai vazhdon të bashkëpunojë me kriminelët. E patë çfarë ndodhi në Elbasan. Nuk hyn në qytet pa bandat. Festat janë të qytetarëve. Ekipi ynë është i fitore. Janë njerëz me integritet të jashtëzakonshëm. Është i kompletuar. Njerëz që janë të gatshëm të marrin përgjegjësit. ”, tha Basha./Opinion.al

 

 

Pas