Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha i përgjigjet Ramës: Nuk ka pse vjen për shfaqje në çadër

2017/03/04 at 11:30 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot i gatshëm për dialog “për çdo çështje dhe pa kushte me opozitën” dhe tha se mund te shkonte edhe ne cadren e protestes po te donte opozita, por kryetari Lulzim Basha i ka dhene nje pergjigje gjate lidhjes direkte me “ABC neës”.


Pyetje: Kryeministri Rama ka shkruar sot në mbrëmje në facebook; “Dialog për çdo çështje dhe pa kushte me opozitën, edhe tek çadra po të duan, po opozita nuk duhet të mbajë peng Drejtësinë dhe të ardhmen e këtij populli duke bllokuar Vetingun që çliron Shqipërinë”. Cila është përgjigja juaj për këtë ftesë, le të themi, të kryeministrit Rama?

Lulzim Basha: Shqipërinë nuk e ka pushtuar mungesa e vetingut. Shqipërinë e ka pushtuar krimi, kriminelët në Parlament, kriminelët në bashki, kriminelët kudo në qytetet dhe fshatrat tona. Ata që marrin vendime, që emërojnë e që shkarkojnë njerëz në Policinë e Shtetit, në Dogana, në tatime, në administratë. Ata që vendosin kur, kush dhe si merren lejet e ndërtimit. Ata që përcaktojnë tenderat publikë. Ata që drekojnë e darkojnë me kryeministrin dhe ministrat. Këta janë njerëzit që kanë pushtuar Shqipërinë bashkë me drogën dhe aferat e tyre kriminale që tashmë i njeh Shqipëria, Italia, Greqia, Europa dhe Amerika. Çlirimi i Shqipërisë nga krimi nuk vjen përmes vetingut po përmes zgjedhje të lira dhe të ndershme. As Edi Rama dhe askush tjetër nuk i hedh dot trutë e gomarit shqiptarëve duke i bërë të besojnë se vetingu i votuar nga Prenga dhe kolegët e tij qenka zgjidhje për Shqipërinë. Sa për dialogun, në më pak se 30 orë ka thënë 3 gjera të ndryshme që është tipike e tij. Unë vazhdoj me të njëjtin mesazh që i kemi dhënë ditën e parë si opozitë e bashkuar; gati për dialog të vërtetë, jo fasadë. Nuk ka pse të vijë për shfaqe në çadër.

Gati për dialog të vërtetë, jo fasadë, për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike që do të garantojë zbatimin e ligjit të menjëhershëm të ligjit të dekriminalizimit, luftë efikase kundër krimit të organizuar, drogës dhe parave të drogës, kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zbatimin e plotë të reformës në drejtësi duke nisur me komisionet e vetingut sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 Korrikut. Kjo është axhenda që kemi përcaktuar dje kur bënë ofertën e parë për dialog para se të ndërronte mendje e ta tërhiqte atë ofertë. Kjo është edhe përgjigja që ka edhe sot nëse është serioz, nëse me vërtet i dhimset Shqipëria dhe e ardhmja europiane e saj. Sepse këto 3 vite ka treguar se nuk ia ka ndjerë fare as për Shqipërinë, as për të ardhmen europiane, as për Europën. E mbushi Shqipërinë me drogë. Solli kriminelët në pushtet. E largoi Shqipërinë nga e ardhmja e saj europiane. Kush e beson se në Europë futesh pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kush e beson se në Europë futesh me deputetë kriminelë, me kryetarë bashkish kriminelë. Kush e beson se futesh në Europë kur Brenda një viti e shndërruan vendin në prodhuesin më të madh të drogës në Europë. Nëse është serioz, nëse i ka thirrur mendjes dhe është serioz atëhere ti hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe vetingut duke dhënë dorëheqjen. Ky është akti që presim dhe kjo i hap rrugë dialogut për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pyetje: Kërkoni dorëheqjen e kryeministrit Rama?

Basha: Po sigurisht. Qeveria teknike parashikon në radhë të parë largimin e tij. Mendoj që është e qartë për çdo shqiptar. Pra, do vetingun, do me të vërtetë zgjedhje të lira dhe të ndershme, dialog për qeverinë teknike që sonte. Nëse është vonë për të, nesër. Nuk ka nevojë të vijë në çadër. Forcat politike opozitare janë të gatshme të ulen në çdo tryezë për të diskutuar kushtet me anë të së cilës do ti japim Shqipërisë demokracinë e vërtetë përmes zgjedhjeve vërtetë të lira e të  ndershme dhe drejtësinë e vërtetë përmes vetingut të vërtetë sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 Korrikut. Ky është testi i tij, jo i opozitës. Është testi i tij përpara qytetarëve shqiptarë.

Etiketa: Bashapergjigjaprotestaramavetingu


Ju sugjerojmë

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
Bota

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

19 Shtator, 2025 9:56 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
Bota

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

19 Shtator, 2025 8:05 pm
BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
Bota

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

19 Shtator, 2025 7:30 pm
Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Durrës, digjen katër makina në një garazh
Kronikë

Durrës, digjen katër makina në një garazh

19 Shtator, 2025 5:50 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

19 Shtator, 2025 5:23 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Votohet shkarkimi i tij, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit

19 Shtator, 2025 3:35 pm
Para
Alarmi i shqiptarit emigrant për policinë: Kam vrarë 3 persona

Alarmi i shqiptarit emigrant për policinë: Kam vrarë 3 persona

Dita e mirë duket që në mëngjes, por ja si do jetë moti sot

Dita e mirë duket që në mëngjes, por ja si do jetë moti sot

Tragjedi në Tepelenë/ Nëna dhe foshnja 6 muajshe digjen brenda në banesë

E Fundit/ Shtëpia përfshihet nga flakët në Gjirokastër, dyshohet se ka persona të lënduar
















TE FUNDIT

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
19 Shtator, 2025

Qeveria estoneze i ka kërkuar NATO-s, anëtare e së cilës është, të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të...

Lexo më shumë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
19 Shtator, 2025

Diego Simeone u bë protagonist për keq në humbjen e ekipit të tij, Atletico Madrid, në ndeshjen e Champions League...

Lexo më shumë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
19 Shtator, 2025

Komisioni reagoi ndaj një letre të kohëve të fundit të dërguar nga më shumë se 100 rabinë evropianë drejtuar Presidentes...

Lexo më shumë

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
19 Shtator, 2025

Bashkimi Evropian propozon që të vendoset ndalesë ndaj importeve të gazit rus, si pjesë e një pakete të re të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com