Politikë

Basha i përgjigjet akuzave të Berishës: Çfarë më tha para 6 muajve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:59 - 25/11/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministri Sali Berisha për dosjen “Muzin”.

Basha tha gjatë një interviste televizive se Prokuroria nuk ka gjetur asnjë provë që mund ta përfshinte në këtë dosje dhe se nuk ka pasur probleme për të ushtuar drejt SHBA. Sipas, kryedemorkatit, Berisha ka gënjyer kur ka thënë se kryeministri Edi Rama mban penga atë nëpërmjet kësaj dosje.

“Pse më qenkam peng i Edi Ramës unë? Për çfarë më mban peng Rama? Ajo që thotë është trillim total. Po i njëjti Berishë 6 muaj më parë ka thënë diçka tjetër, më tha se më erdhi Donald Lu më tha që kam dokumente dhe dokumente ishin në faqen e DASH. Ndërkohë akuza është se Rama më mbanka peng me dosjen. Ndërkohë, 2 vite është mbajtur hetimi në prokurori dhe ka 0 fakte nga akuzat e ngritura nga një gazetë e financuar nga kundërshtarët. Dosja se unë jam peng i dosjes “Muzin” është trillim gënjeshtër. Për dy vite është vërtetuar se nuk ka pasur asnjë transfertë të paligjshme të parash.  E vërteta është se prej më shumë se një viti në sirtaret e një viti rrinte një shkresë që thoshte se nuk ka hetim penal në SHBA”,-tha Basha./Opinion.al

Pas