I ashpër ka qenë fjalimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndërsa nga foltorja e Kuvendit lëshoi një lumë akuzash në drejtim të qeverisë ‘Rama’.
Lideri i PD-së pohoi se rivali i tij politik, Edi Rama ka lidhje me kriminelë, dhe kjo vetëm për faktin sipas tij për të marrë pushtetin. Basha tha se kriminelë të veshur me petkun e deputetit janë të pranishëm në Kuvend.
Gjatë fjalës së tij Basha i kërkoi kryeparlamentarit Gramoz Ruçit që të vinte rregull në sallën e Kuvendit, pasi deputetët e PS-së po bënin zhurmë.
“Karagjozllëqet i marrin nga shefi”, tha Basha.