Aktualitet

Basha homazhe për Azem Hajdarin: E sotmja është një thirrje për rininë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:24 - 12/09/20 |
Al Do

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë sot homazhe në memorialin e Azam Hajdarit me rastin e përvjetorit të vdekjes së tij, 22 vite më parë në një atentat.

Në përvjetorin e vrasjes së heroit të demokracisë Azem Hajdari, kujtojmë me nderim dhe respekt të thellë jetën dhe veprën e njeriut, që ia fali rininë dhe energjinë e tij demokracisë dhe lirisë. Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit është përjetë shembull frymëzimi, për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie Europiane, të një Shqipërie demokratike ku qytetarët janë zot të fateve të tyre.”, shkruan Basha në Facebook.

Kreu i opozitës shton se vepra e Azem Hajdarit duhet të shërbejë si thirrje për të rinjtë për të mos parë ikjen si zgjidhje për përballjen dhe fitoren

E sotmja është po ashtu një thirrje për rininë që të mos shohin ikjen si zgjidhje, por përballjen dhe fitoren, ashtu siç bëri Azem Hajdari në dhjetorin e 1990 e në vitet që pasuan. Vepra e Azem Hajdarit është dëshmia e qartë se askush dhe asgjë nuk mund ta ndalë dëshirën, energjinë dhe vendosmërinë e rinisë por edhe të popullit shqiptar për ndryshim. Ndaj është koha që me frymëzimin e Azemit dhe bashkëluftëtarëve të tij të viteve ’90, të hapim rrugën e lirisë, demokracisë, mundësive të barabarta, Shqipërisë si gjithë Europa. I përjetshëm qoftë kujtimi i heroit të demokracisë, simbolit të luftës dhe përpjekjeve për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.”, mbyll postimin e tij Lulzim Basha. /Opinion.al

Pas