Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka vlerësuar dorëheqjen e Ramush Haradinajt si aktin e një njeriu që vë Atdheun mbi gjithçka. Sipas kreut të demokratëve, Haradinaj i ka shërbyer vendit të tij çdo ditë dhe se askush nuk mund ta mohojë luftën çlirimtare të Kosovës.
“Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane. Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë”, shkruan Lulzim Basha në Twitter.
Ramush Haradinaj vendosi të japë dorëheqjen si kryeministër i Kosovës pasi është thërritur nga Gjykata Speciale./ Opinion.al