Politikë

Basha: Gjobat ndaj bizneseve vihen për të mbuluar evazionin e qeverisë


               Publikuar në : 14:29 - 10/08/19 |
Al Do

Kreu i opozitës Basha ka akuzuar sot qeverinë se i mungojnë 63 milionë euro të cilat duhet të ishin arkëtuar nga mbledhja e TVSH-së,

Sipas kreut të demokratëve këto para janë vjedhur nga kryeministri Edi Rama me klientët e tij. Në dogana mungojnë sipas Bashës 25.3 milionë euro të ardhura ndërsa duke ju referuar 6-mujorit të parë të vitit ai deklaron se janë zhdoganuar më pak karburant, kafe dhe cigare krahasuar me një vit më parë.

Aksioni kundër informalitetit për kreun e opozitës ka si synim të gjobisë bizneset për të mbuluar evazionin fiskal.

“Edi Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai miratoi me ligj favore, grabitje dhe vjedhje për klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa dhe tarifa sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Dhuna e gjobave dhe sekuestrimeve ndaj sipërmarrjeve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre për të financuar babëzinë dhe luksin e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij milionerë. Me ta ai vjedh të gjithë buxhetin e shtetit me kontrata dhe koncesione kriminale, me ta vjedh pasuritë e shqiptarëve nga nafta te bregdeti, lumenjtë pyjet dhe trojet publike e private.

Ja rekordet e vjedhjeve të Hajdutit Psiqik këto 6 muaj” shkruan Basha në Facebook. /Opinion.al

 

Pas