Kryetari i PD, Lulzim Basha ka ftuar sërish Edi Ramën në një debat televiziv për zgjedhjet e 25 qershorit.
Pas ftesës së djeshme nga Gjirokastra, Basha i ka bërë ‘tag’ edhe në Facebook duke e sfiduar, pasi sipas tij debati është kulturë demokratike.
“Edi Rama – Eja në debat, është kulturë demokratike të debatojmë para shqiptarëve që ata të gjykojnë. Ndaj përgjigju. Prano debatin, mos ki frikë” shkruan Basha.