-U tha në Opinion

Basha flet për raportin e KLSH, replika me gazetarin për Durrës-Kukës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:55 - 01/04/21 |
el ida

Kreu i Partisë Demokratike tha në emisionin “Opinion” se financat publike janë keqmenaxhuar nga qeveria shqiptare. Duke ju referuar Kontrollit të Lartë të Shtetit, Basha tha se vlera e këtij keqmenaxhimi shkon në 7.2 miliardë euro.

Por ndërsa gazetari Fevziu i kujtoi kryedemokratit raportin e KLSH dhe akuzat e ngritura ndaj lidhur me rrugën Durrës-Kukës në kohën që ishte ministër, Basha tha se në rastin e tij akuzat rezultuan të gënjeshtërta.

Pjesë nga diskutimi në studio

Fevziu: Meqë ju referuat KLSH-së, është po kjo KLSH që në rrugën Durrës- Kukës ju nxirrte në një humbje prej 260 milionësh. Nuk mund t’i referohemi institucioneve kur ju leverdisin dhe t’ju shmangeni kur nuk ju leverdisin.

Basha: Kush po i shmanget?

Fevziu: Ishte i vërtetë ai konstatim?

Basha: U provua ligjërisht që ishte i gënjeshtërt. Siç e dini fare mirë ju, ai raport doli para se të niste ndërtimi i rrugës.

Fevziu: Raportin e di shumë mirë, a e nxori KLSH? A po i referoheni atij për abuzimet e qeverisë? Ku është besueshmëria e institucionit?

Basha: Kjo e dyta u faktua e vërtetë, ndërsa  e para u provua  e gënjeshtërt, për faktin e thjeshtë sepse ishte një raport që u hartua para ndërtimit të rrugës. Ne mund ta devijojmë debatin.

Fevziu: Jo, nuk po devijojmë  debatin. Po referojmë një institucion që në një rast tjetër të ka nxjerr ty dhe qeverinë tuaj zbuluar se s’ka qenë real. Unë e besoj që s’ka qenë real dhe ti po më referon një institucion që dhe në këtë rast mund të mos jetë real.

Basha: Në këtë rast është provuar shkencërisht. Nuk është kundërshtuar as nga parlamenti as nga qeveria, është një shifër në raportet zyrtare të KLSH. Ndërsa ajo që referoni ju, që hyni në këtë detaj që është kaq i çmuar në këtë kohë ishte një auditim fals, që u hodh poshtë nga gjykata.

Fevziu: Këtë po them, ishte i njëjti institucion.

Basha: Po krahason dy gjëra që nuk krahasohen, një auditim fals dhe raportet e KLSH, që miratohen në parlamentin e Shqipërisë./Opinion.al

 

Pas