Aktualitet

Basha: Fino, zë i rëndësishëm për stabilitetin politik të vendit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:45 - 29/03/21 |
Opi Nion

Për ndarjen nga jeta të deputetit socialist, Bashkim Fino, ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale ai shprehet i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm për stabilitetit politik & shoqëror të vendit.

“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm për stabilitetit politik & shoqëror të vendit.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fino dhe të gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha./Opinion.al

Pas