Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot në Lushnjë në një takim me fermerë.
Basha tha se prej 7 vitesh fermeri shqiptar është i braktisuar në raport me fermerët e rajonit dhe është më i diskriminuari në raport me qytetarët e tjerë shqiptarë.
Duke u shprehur se paratë që duhej të shkonin tek fermerët përfundojnë në afera korruptive ku permendi inceneratorin e Fierit, Basha tha se me programin e Partisë Demokratike, fermerët do të arrijnë të ardhura mbi 1 milion lekë dhe do të jenë shtresë e mesme.
“Nga mbijetesa fermeri do të shkojë me të ardhura mbi 1 milionë lekë. Nuk do të jetë skllav i tokës, por do të jetë shtresë e mesme shqiptare në kuptimin e pavarësisë financiare, në kuptimin e të ardhurave, në kuptimin e sigurisë”, tha Basha.
Gjithashtu Kryetari i PD u shpreh se në planin ekonomik të kësaj force do të hiqet taksa e karburantit per fermerët./Opinion.al