Aktualitet

Basha: Faktet për vëllanë e Ramës janë në dorën e Tahirit e Xhafës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:10 - 18/10/18 |
b.f

Lulzim Basha duke folur në emisionin “Opinion” përballë një paneli gazetarësh dhe drejtuesit Blendi Fevziu tha se dy persona kanë në dorë faktet për implikimin e Olsi Ramës vëllait të Kryeministrit në trafikun e kokainës dhe ata janë Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafa.

Po kështu ai mohoi akuzat për familjarët e tij. Tani po ta them fare qartë: “Në qoftë se ata mendojnë se mund të më shantazhojnë mua me bizneset e familjarëve të mi, e kanë gabim. Edi Rama ka pesë vjet që kontrollon me inspektorë tatimorë, doganat, SHISH-in, prokurorinë dhe policinë. Në qoftë se një nga familjarët e mi ka shkelur ligjin, ta marrë e ta çojë ku e ka vendin. Nuk ka familjarë të mi që të ketë bashkëpunuar me një oligark apo një klient të qeverisë dhe të ketë marrë pastaj ky I dyti favore nga unë. Nuk ka familjarë të mitë të përfshirë në trafik droge, në fabrikë kokaine, në trafik influence. Nuk ka familjarë të mi që të kenë përfituar fonde publike nga kjo qeveri apo nga qeveria e mëparshme”, tha ai.

Ndërsa u kthye tek vëllai i Kryeministrit, duke deklaruar: “Denoncimet që opozita ka administruar tregojnë qartë se si në rastin e Saimir Tahirit ashtu edhe në rastin e Fatmir Xhafës, sjellja e Edi Ramës ndaj tyre për të mbrojtur deri në çastin e fundit Saimir Tahirin dhe tani për të mbrojtur përmes shkatërrimit të dosjes hetimore, Fatmir Xhafën, diktohen nga fakti se ish-ministri I brendshëm dhe ministri i brendshëm posedojnë të dhëna operative të dokumentuara zyrtarisht se Olsi Rama, vëllai I Edi Ramës, ka qënë një nga personat kyç të fabrikës së kokainës në Xibrakë”.

Fevziu: Ju keni fakte apo denoncime?

Basha: Po të kisha fakte do ti kisha publikuar, do ti kishe ti, do ti kishin të gjithë. Faktet I ka Saimir Tahiri, prandaj u shemb në dru, madje thonë se u shkrehën dhe armë para një muaji. Faktet I ka Fatmir Xhafa, I dini ju këto, pse bëni sikur si dini?

Pyetje: Kush e ka rrahur Saimir Tahirin?

Basha: Ata që kanë interes se mos del dosja që komp[romenton Olsi Ramën në fabrikën e kokainës në Xibrakë.

Ndërhyn Bejtja: Po thoni se Xhafa dhe Tahiri kanë dosjen e Xibrakës nuk mund ta kalojmë kështu. Nëse Rama iu hedh në gjyq për shpifje, si e faktoni këtë?

Basha: Në mënyrë më aboslute janë mbi 10 burime të brendshme dhe të huaja që kanë konfirmuar përfshirjen e Olsi Ramës në aferen e kokainës së Xibrakës. Nëse unë do të kisha fakte do i publikoj menjëhere. Unë kam shprehur shqetësim edhe për sigurinë e Tahirit dhe para 1 muaji e rrahën.

Vangjeli: Ai po shëtit me kalë…

Basha: Edhe mund të bie nga kali…

Pas