Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha emëron këshilltarin e ri për Sigurinë Kombëtare

2019/12/06 at 7:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha emëron këshilltarin e ri për Sigurinë Kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka emëruar Piro Ahmetajn si këshilltar për Sigurinë Kombëtare.

Gjenerali Ahmetaj, një profesionist i mirënjohur në fushën e sigurisë kombëtare, ka një përvojë të gjatë dhe ka dhënë kontribute të spikatura për reformimin e ushtrisë shqiptare dhe anëtarësimin e vendit në NATO. Këshilltari i ri për Sigurinë Kombëtare i kreut të opozitës ka kryer detyra të larta shtetërore brenda dhe jashtë vendit, ku spikat detyra 6 vjeçare si përfaqësues ushtarak në NATO.

PIRO AHMETAJ

36 vjet, me uniformë ushtarake në shërbim të kombit dhe shoqërisë. Nga këto, 25 vjet, ekspert, në funksione të larta dhe kontribute të spikatura në reformën e mbrojtjes, planifikimin strategjik dhe integrimit në NATO; 6 vjet Këshilltar Ushtarak i Presidentit të Republikës, Zv/Shef i SHPFA, si dhe 6 vjet Përfaqësues Ushtarak në NATO-s, etj.

Gjeneral Ahmetaj spikat si themelues dhe drejtues i Përfaqësisë Kombëtare në Komandën Supreme të Aleancës, ku ka demonstruar përgjegjshmëri të lartë për të përmbushur detyrimet e anëtarësimit në NATO (prill 2009); përgjatë negocimit dhe nënshkrimit të disa marrëveshjeve mirëkuptimi dhe marrëveshjeve teknike për anëtarësimin e plotë, nënshkruar në Tiranë (Shtator 2013), duke kontribuar në renditjen e Shqipërisë si “një ndër 5 vendet model për reformat e mbrojtjes dhe përmbushjen e angazhimeve në NATO”.

Ka përfunduar “ekselent” Akademinë e Mbrojtjes, është diplomuar: “Master në fushën e sigurisë globale”, Kolegji, i NATO-s, Romë, ndjek programin e doktoraturës: “Mbi nivelin e ambicies së RSH në kuadër të sigurisë kombëtare, NATO-s, BE dhe angazhimeve ndërkombëtare”.

Përparimi në gradë:

Kapiten (1992), Kolonel (2008), Gjeneral (2013). U emërua me rekomandimin e posaçëm të Komandantit të NATO-s Admiralit Stavridis.  Në Tetor 2019 ka dalë në rezervë nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura.

PËRVOJA

Gjeneral (r) Piro Ahmetaj është ekspert në përgatitjen dhe prezantimin e dokumenteve të anëtarësimit në NATO (PARP/MAP); Strategjisë së Sigurisë Kombëtare Ushtarake; Planin Afatgjatë të Zhvillimit të FA; Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes me USA; “pionier” dhe rekomandues i “një platforme të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mbarë-Kombëtare”.

Ai ka pjesëmarrje dhe prezantime në shumë trajnime në institucione dhe institute të sigurisë globale, si: Bruksel, Washington, New York, Chikago, Londër, Berlin, Paris, Otava, Oslo, Pragë, Gjenevë, Varshavë, Ankara, Beograd, Moskë, etj. Ka zë të spikatur në komunitetin e sigurisë mbarëkombëtare, në rajon, NDU-Washington DC, Kolegjin e NATO-s, Romë, Qendra Marshall, Gjermani, në 29 kryeqytetet e vendeve të NATO-s, ku edhe ka botuar 100-ra vlerësime në shtypin e shkruar brenda dhe jashtë vendit.

Për përkushtimin dhe kontribute të dalluara përgjatë 36 viteve karrierë ushtarake, veçanërisht në procesin 25 vjeçar (1994-2019), drejt dhe pas anëtarësimit në NATO është vlerësuar me urdhra, dekorata dhe medalje, nga autoritetet e larta shtetërore dhe të NATO-s. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. /Opinion.al

Etiketa: lulzim bashapartia demokratikepiro ahmetaj

Ju sugjerojmë

Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv
Bota

Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv

9 Tetor, 2025 12:32 pm
Seanca në Kuvend, Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet
Kryesore

Seanca në Kuvend, Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet

9 Tetor, 2025 12:29 pm
Berisha: E mbyllën seancën sapo përmenda Arubën, dëshmon tmerrin e Edi Ramës
Kryesore

Berisha: E mbyllën seancën sapo përmenda Arubën, dëshmon tmerrin e Edi Ramës

9 Tetor, 2025 12:28 pm
Mbyllet seanca në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Nëse nuk e mban dot presionin
Kryesore

Mbyllet seanca në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Nëse nuk e mban dot presionin

9 Tetor, 2025 12:20 pm
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
Politikë

Zgjedhjet lokale në 6 bashki/ PD, PS dhe PL propozojnë anëtarët e KZAZ

9 Tetor, 2025 12:00 pm
Vrasja e gjyqtarit/Koçiu-opozitës: S’jam unë përgjegjëse, jeni ju me gjuhën linçuese
Kryesore

Vrasja e gjyqtarit/Koçiu-opozitës: S’jam unë përgjegjëse, jeni ju me gjuhën linçuese

9 Tetor, 2025 11:45 am
PS rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën për Arubën
Kryesore

PS rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën për Arubën

9 Tetor, 2025 11:25 am
Lamallari-opozitës: Nuk keni turp, mos bëni kapital politik me prokurorë e gjyqtarë
Kryesore

Lamallari-opozitës: Nuk keni turp, mos bëni kapital politik me prokurorë e gjyqtarë

9 Tetor, 2025 11:22 am
Për çfarë ranë dakord Izraeli dhe Hamasi në Egjipt
Bota

Për çfarë ranë dakord Izraeli dhe Hamasi në Egjipt

9 Tetor, 2025 11:01 am
Vrasja e gjyqtarit, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë menjëherë dorëheqjen
Kryesore

Vrasja e gjyqtarit, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë menjëherë dorëheqjen

9 Tetor, 2025 10:43 am
Para
BE reagon pas deklaratave të Vuçiç për ngjarjen në Reçak

BE reagon pas deklaratave të Vuçiç për ngjarjen në Reçak

DW: Macron sfidon presionin e BE ndaj Francës për negociatat

DW: Macron sfidon presionin e BE ndaj Francës për negociatat

I mbijetuan tërmetit, vogëlushët takojnë Ronaldon dhe Buffon

I mbijetuan tërmetit, vogëlushët takojnë Ronaldon dhe Buffon

TE FUNDIT

Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv

Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv
9 Tetor, 2025

Pengjet izraelite mund të lirohen që të dielën, sipas planit të Donald Trump për fundin e luftës në Gaza, dhe...

Lexo më shumë

Seanca në Kuvend, Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet

Seanca në Kuvend, Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet
9 Tetor, 2025

Pas mbylljes së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se deputetët e PD ofenduan ministrat në...

Lexo më shumë

Berisha: E mbyllën seancën sapo përmenda Arubën, dëshmon tmerrin e Edi Ramës

Berisha: E mbyllën seancën sapo përmenda Arubën, dëshmon tmerrin e Edi Ramës
9 Tetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se mbyllja e seancës parlamentare para kohe nga ana e socialistëve erdhi pas...

Lexo më shumë

Mbyllet seanca në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Nëse nuk e mban dot presionin

Mbyllet seanca në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Nëse nuk e mban dot presionin
9 Tetor, 2025

Përfundon seanca, dhe me propozim të grupit të PS kaloi direkt në proces votimi. Sipas socialistëve, demokratët abuzuan duke kërkuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com