Politikë

Basha e sfidoi, Rama tregon përse nuk pranon debat publik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:09 - 13/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha përse nuk e pranon sfidën e tij për debat përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Rama tha në emisionin “Përballë” në RTSH, Rama u shpreh se debati publik nuk është traditë e zgjedhjeve shqiptare.

S’di të ketë pasur ndonjëherë në zgjedhjet shqiptare debat me kryeministrit dhe rivalëve përkatës. Nëse është një traditë dhe unë e kam thyer më thoni. Do duhej që të ishte vërtet përballë një lider që është përgjegjës për atë që thotë dhe atë që bën dhe jo dikush që edhe pse falë konsulentëve i ka fshehur nga ekranet ata që e kontrollojnë dhe ata që mund ta fshijnë për 30 sekonda nga ai pozicion. Është fare e thjeshtë” tha Rama./ Opinion.al

Pas