-U tha në Opinion

“Basha e ka çuar në 43 deputet PD”, Mazniku: PS rritje sistematike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:45 - 18/02/21 |
Opi Nion

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku ka analizuar rrugëtimin e PD dhe PS përgjatë viteve 2009-2017.

Mazniku tha në emisionin “Opinion” se në vitin 2017 PS u rrit në 48.2% ndërsa PD shkoi në 30%. Këto të dhëna, sipas tij, tregojnë rënie të vazhdueshme të PD dhe rritje sistematike të PS.

“Ka dy trende që janë të vendosur politikisht, i pari është Lulzim Basha e ka marrë me 50 deputet e ka me 43, qartësisht kjo është një çështje dhe fakt historik. Ndërkohë që Rama ka një trend që është sistematikisht rritës. Në momentin që u bë një koalicion me LSI iu la një tokë e butë në dy drejtime, u rrit nga 4 në 16 e bëri dhe në krahun e PD dhe e bëri dhe në krahun e djathtë. Që do të thotë me përqindjen e votës që ka marrë PS ka rritje në votë kombëtare, nga 2013-2017 shkon nga 44 në të votës popullore në 48. PS ka një rritje me 3-4 pikë përqindje në secilën prej zgjedhjeve dhe ky është fakt historik. Nga 41 në 2009 në 48.2 në 2017. Ndërkohë, PD ka qenë në nivelin afër 42 në 2009 dhe ka shkuar në nivelin e 30% në 2017 si forcë politike.”-tha Mazniku./ Opinion.al

Pas