Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: do t’u paguajmë energjinë deri në 200 Kw dhe faturën e ujit

2016/04/30 at 12:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Basha: do t’u paguajmë energjinë deri në 200 Kw dhe faturën e ujit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi në takimet me banorët dhe tregtarët e Vorës se vetëm përmes uljes së taksave, ekonomia shqiptare do të xhirojë 1 miliard euro më shumë në vit. Këto para do të ndikojnë në shtimin e vendeve të punës dhe rritjes së konsumit. Pronarët e biznesit të vogël e njohën Bashën me vështirësitë e tyre. Edhe ato pak para që mund të fitojnë shkojnë për të paguar faturat e rritura të energjisë elektrike, thanë tregtarët e Vorës.


Tregtar: Nuk ble njeri, të gjithë me listë. Energjia shumë e lartë.

Basha: Sa të shkon fatura e energjisë në muaj?

Tregtar: Më shkon 200.

Basha: 200?

Tregtar: Po, 180, 200.

Basha: Po më përpara?

Tregtar: Po shumë më pak 60,70 kena pagu.

Tregtar: Qysh ke kolpo e dritave (u rrit çmimi) filloi masandej disheza. Me thënë realen. Mbyllja e ndërtimit, mbyllja e punës, bie xhiroja, ku do të shkojë. Më shumë frikë ka.

Basha: Do ta heqim frikën. Do të ulim taksat, do të ulim çmimin e energjisë. 1 miliard euro do t’i kthehen ekonomisë vetëm duke ulur taksat, duke ulur çmimin e energjisë. Vetëm me këto fillon konsumi, biznesi merr frymë dhe rritet punësimi.

Në Marikaj kryetari Basha vizitoi dy familje të cilat pavarësisht situatës së vështirë shëndetësore dhe asaj ekonomike që kalojnë kryefamiljarët, janë braktisur nga shteti. Varfëria dhe gjendja shendetësore (këmbë të prerë) e Zaim Gegës u përdor në zgjedhjet e 2015-ës për t’i blerë votën, por varferia nuk e mposhti dhe votën nuk e shiti.

Banor: Merri këto para thanë e hajde voto për mu. I thanë e kena makinën këtu, të çojmë me makinë. Ça thu more, unë nuk e ndërroj kurrë bindjen politike që kam. Bythaz kam me shku, s’du makinë. Me ma vu në ballë mitrolozin e topin s’bëj mrapsht unë….. Është bë një shtet shumë i korruptum, nuk mi kanë dhënë ilaçet. Shtatë vula nuk i merr parasysh. Të mos marrësh rekomandimet e shtatë mjekëve, shtatë vula e ke parasysh.

Marr 40 mijë lekë. Më vraftë Perëndia, më vraftë Zoti sikur i marr i çoj ke dritat.

Situatë e vështirë ishte dhe në familjen e Gëzim Xhixhës. Zoti Xhixha vuante nga diabeti dhe kishte të dy këmbët e prera. Ndonëse shpenzon rreth 100 mijë lekë në javë për ilaçe dhe janë katër vetë që duhet të ushqehen, nuk ka asnjë ndihmë nga shteti përveç 50 mijë lekë (të vjetra) pension.

Banore: Ka shku milionshi për një muj, se ka qenë në spital.

Basha: Po ilaçet?

Banore: Ja ilaçet, shih ku i ka ilaçet.

Basha: Ua rimbursojnë apo jo?

Banore: Jo s’ka rimbursim. Shko shiko listën atje. 60 mijë e ka marrë vetëm dje, 63 mijë. Të premten ka marrë 42 mijë. 100 mijë lekë llogariti për një javë.

Basha: Si qeveri do të bëjmë të mundur që për njerëzit që janë në halle të tilla ilaçet të jenë 100% të rimbursueshme nga shteti. Edhe me ndihma të tjera kur jeni në kushte të tilla kur s’keni njeri në punë t’ju paguhet fatura e energjisë, t’ju paguhet fatura e ujit. Jo ndonjë ndihmë që të jetoni ashtu siç e meritoni por të paktën t’ju heqim një pjesë të hallit.

Banore: Kur kam qenë në spital mu dhimshin fëmijët se më merrnin në telefon dhe më thonin: “Oj mamë nuk kena ça të hajmë.” Unë a të mbaj burrin në spital, se do të rrija pas këtij. S’kishte mundësi t’i shërbente atje. U thoja merrni borxh ke dyqani, ata më thonin se s’na japin më mami se kemi hyrë borxh deri në fyt.

Në takimin me fermerët e Marqinetit, Prezë, Domje, kryetari i Partisë Demokratike i njohu me disa nga pikat e programit për bujqesinë. Investimet në infrastrukturë dhe mbeshtetja e drejtëpërdrejtë me subvencione, janë dy shtyllat e mbështetjes buxhetore të bujqësisë.

Basha: Ne kemi vendosur ta subvencionojmë bujqësinë tek çdo fermer. Siç shpërndahen pensionet, siç shpërndahet ndihma ekonomike kështu do të shpërndahet edhe subvencioni për fermerët, për çdo fermer. Me anë të një subvencionimi të tillë që do të kapë shifrën 120 milionë dollarësh në vit ne do të arrijmë të shuajmë koston e punës për dynym.

Personat në nevojë ekonomike do kenë vëmendje të veçantë nga qeveria e Partisë Demokratike, tha zoti Basha duke prezantuar disa nga pikat e programit për të mbështetur familjet në nevojë.

Basha: Familjet në ndihmë ekonomike deri në 200 kë do t’i paguajë shteti, edhe faturën e ujit. Këto kontratat që shkoni i paguani nga 2500 lekë të reja do të marrin fund sepse bëhet fjalë në tërësi për detyrime të pajustifikuara.



Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon
Bota

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat amerikane në rajon

7 Shkurt, 2026 4:25 pm
Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund
Bota

Obama si majmun, Trump nuk kërkon falje: Nuk e pashë videon deri në fund

7 Shkurt, 2026 4:22 pm
Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës
Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Para
Ndihma ekonomike, pagesë të plotë familjeve në nevojë

Në Shqipëri mungon krahu punëtor,por në panair pati mbi 11 mijë aplikime

Viola me të dashur të pasur, kthehet në ekran pas 6 muaj pushime luksoze

Viola me të dashur të pasur, kthehet në ekran pas 6 muaj pushime luksoze

Ky mashkull ka fituar zemrën e Hyremit

Ky mashkull ka fituar zemrën e Hyremit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
7 Shkurt, 2026

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe...

Lexo më shumë

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
7 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në Kamëz, deklaroi se "një armatë e tërë e drejtorëve,...

Lexo më shumë

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
7 Shkurt, 2026

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët, duke e cilësuar përdorimin e...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
7 Shkurt, 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka publikuar miliona faqe të reja lidhur me dosjen ‘Epstein’, ku së fundmi ka rezultuar se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com