Opozita në Kuvend do të vazhdojë bllokimin e punimeve edhe në seancën plenare të nesërme. Këtë fakt e ka konfirmuar vetë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, menjëherë pas takimit me komisionerit Hahn.
“Vendimet e Grupit Parlamentar janë në fuqi, pasi nuk ka ndryshuar asgjë nga shkeljet flagrante që bën qeveria. Ne qëndrojmë për këto vlera kushteton, drejtësi, dhe zgjedhje të lira dhe të pavarura.”, tha Basha duke lënë të kuptohet se nesër do të kemi sërish një bllokim të punimeve të Kuvendit.