Kryesore

Basha: Do bëjmë gjithçka për përmbushjen e 15 kushteve


               Publikuar në : 19:03 - 26/03/20 |
Al Do

Kreu i opozitës Lulzim Basha zhvilloi sot një video-konferencë me komisionerin e KE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Në një video-mesazh në Facebook, Basha dha detaje se cfarë bisedoi me komisionerin.

Ai tha se e falenderoi atë për mbështetjen për hapjen e negociatave të cilat do të zyrtarizohen pas  përmbushjes së 15 kushteve sipas Bashës.

“I bëra të qartë Komisionerit se ne si opozitëb do të bëjmë gjithcka për plotësimin e 15 kushteve”, tha Basha.

Kreu i PD tha gjithashtu se kishte biseduar në lidhje me krizën e pandemisë së koronavirusit ku në mënyrë të vecantë e kishte falenderuar komisionerin Varhelyi për ndihmën ekonomike, 50 milionë euro, të akorduar për Shqipërinë.

“Shqipëria e ka të domosdoshme mbështetjen për familjet në nevojë”, tha kreu i opozitës.

Ai bëri të ditur se gjatë bisedës me komisionerin kishte kërkuar për mundësi në ristrukturimin e fondeve IPA për të shkuar për krizën e virusit si dhe për mekanizma të tjerë që BE ka në dispozicion.

“Ditë më të mira do të vijën për ju”, mbylli Basha mesazhin e tij për qytetarët. /Opinion.al

Pas