Akuzave për djegien e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve të vitit 2019, kryedemokrati Lulzim Basha iu është përgjigjur duke fajësuar ish-kryeministrin Sali Berisha.
Gjatë një interviste televizive, Basha tha se ka qenë Berisha ai që ka kërkuar vazhdimisht djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve.
“Sigurisht kam edhe unë përgjegjësitë e mia. Ai duhet të ishte larguar vetë, duhet të kishte lënë Partinë Demokratike, kryetarin e zgjedhur të hapnin rrugën e re që hap çdo parti e re në opozitë, por edhe unë kam përgjegjësitë e mia në lejimin e këtij dualizmi. Për vendimet që janë marrë mund t’ju them fare qartë dhe këto janë të arkivuara dhe mund të nxirren nga çdo arkivë mediatike që janë vendime të konsultuara me të gjitha forumet e Partisë Demokratike dhe në rastin e vendimeve që ju përmendët vendime të kërkuara me ngulm nga Sali Berisha.”, tha Basha./ Opinion.al