Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me Amnistinë Penale që pritet të votohet nesër në Kuvendin e Shqipërisë. Rama tha se ministri i Drejtësisë Ulsi Manja sqaroi keqkuptimin që kishte mbi kategoritë përfituese të projektligjit.
“Është bërë një keqkuptim total dhe është adresuar menjëherë sot nga ministri i drejtësisë”- tha kryeministri.
Ndërsa sa i takon qëndrimit të kryedemokratit Lulzim Basha i cili deklaroi se nuk do ta votonte Amnistinë, Rama bëri edhe një batutë.
“Në cilën orë e ka thënë? Sa ishte ora? Se ka qenë akoma përgjumësh”- u shpreh Rama.