Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në një dalje për mediat se Shqipëria është vendi u fundit në Europë, por dhe në vendet me ekonomi në zhvillim lidhur me investimet për pandeminë dhe pasojat e saj ekonomike.
Basha ka cituar Fondin Monetar Ndërkombëtar, kur tha se Shqipëria ka investuar vetëm 0.86% për pandeminë.
“Sipas FMN Shqipëria ka investuar vetëm 0.86% për t’u përballuar me pandeminë dhe pasojat ekonomike të pandemisë. Është vendi i fundit në Europë”, tha Basha duke shtuar se edhe dy paketat e aplikuara në vend nuk u disbursuan të plota.
“101 milionë euro ndau Edi Rama, ndërkohë që shqipëtarëve u ka marr 40 herë më shumë si taksa, si tatime, si tarifa gjatë vitit që po përfundon”, u shpreh kreu i PD./Opinion.al