Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Çdo qindarkë e harxhuar për 30 qershorin, konsiderohet dëm ekonomik

2019/08/10 at 6:50 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha: Çdo qindarkë e harxhuar për 30 qershorin, konsiderohet dëm ekonomik

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Mallakastër

Basha e ka cilësuar si të paligjshme dhe kriminale, veprimet  e krybashkiakëve të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, të cilët u futën me forcë në zyrat e bashkive.

Ndërkohë, kryetari i PD vlerësoi Agron Kapllanaj për punën e mandatit 4 vjeçar si kryebashkiak, gjatë te cilit vuri të parin interesin e qytetarëve.

Kryedemokrati tha se nga data 11 qershor çdo qindarkë e taksave të shqiptarëve që është harxhuar për zgjedhjet e  30 qershorit, do konsiderohet si dëm ekonomik.

“Një nga gjërat e para që do të bëjë qeveria e re, e dalë me votë të lirë është që gjithsecili që ka shkelur ligjin dhe është kthyer në vegël të verbër të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi ligjore. Asnjëri prej tyre nuk do të harrohet, që nga ky i Mallakastrës, deri tek Edi Rama. Kushdo që ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin pas dekretit të 10 qershorit do të ndëshkohet. Mos harroni, duke nisur nga data 11 qershor çdo qindarkë e taksave të shqiptarëve që është harxhuar për procesin kriminal dhe fals të 30 qershorit, është dëm ekonomik. Për çdokënd që ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ligji është i qartë. Ju siguroj që me qeverisjen e re dhe prokurorinë e çlirurar nga kapja, gjithsecili prej tyre do të marre atë që meriton para ligjit. Agron Kapllanaj do të jetë kandidat për Kryetar Bashkie në zgjedhjet kushtetuese për pushtetin vendor dhe pa asnjë dyshim, edhe Kryetar i ardhshëm i Bashkisë Mallakastër. Pseudokandidatura e Rilindjes që u refuzua bindshëm edhe nga vetë socialistët nuk mund të jetë kurrë kryetar i bashkisë Mallakastër. Koha për të vendosur me votë kryetarin e vërtetë të bashkisë, sipas Kushtetutës shqiptare, sipas Kodit Zgjedhor nuk do të vonojë. Beteja jonë ka nisur me një qëllim, t’u rikthejë shqiptarëve të drejtën e dhunuar të votës së lirë. Kjo betejë ka për të përfunduar me një rezultat, largimin e Edi Ramës, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në të njëjtën ditë. Pa votë të lirë nuk ka demokraci, pa demokraci nuk ka zhvillim, nuk ka drejtësi, nuk ka punësim. Vjedhja është prioriteti i vetëm i Edi Ramës, ka harxhuar 3.2 mln euro pa tender për vetëm për zyrën e tij. Çfarë mendon? Se do ta mbrojë përgjithmonë Ulsi Manja me Arta Markun dhe me Donika Prelën? Jo, jo, do të vijë dita shumë shpejt dhe atë ditë secili prej tyre do të japë llogari para shqiptarëve. Popullit sovran i lind e drejta t’i përgjigjet këtij pushteti me të njëjtat mënyra dhe të mbrojë me të njëjtat mënyra kushtetutën dhe ligjin, në Mallakastër, në Fier, në Durrës, në Elbasan, në të gjithë Shqipërinë, por mbi të gjitha në Tiranë, atje ku paligjshmëria ka hedhur rrënjët, atje ku hajdutëria dhe kriminaliteti janë ngritur në fron. Atje, popullit sovran, nëse nuk i hapet rrugë zgjidhjes politike, zgjidhjes që çdo vend tjetër i rajonit e ka patur në kushte akoma më të lehta sesa kriza e sotme shqiptare, një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme, atëhere popullit sovran i lind e drejta ta marrë në dorën e vet zgjidhjen, me të gjitha format, mjetet dhe mënyrat që i gjykon të përshtatshme për të rivendosur demokracinë dhe drejtësinë.”- u shpreh Basha./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi shkojnë mbi një milion lekë
Aktualitet

Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi shkojnë mbi një milion lekë

4 Qershor, 2025 3:44 pm
Hapen në KQZ katër kuti të Vlorës, rezultojnë mbi 2 mijë fletë votimi të papërdorura
Aktualitet

Hapen në KQZ katër kuti të Vlorës, rezultojnë mbi 2 mijë fletë votimi të papërdorura

4 Qershor, 2025 3:37 pm
Rama: Nëntë kulla të reja në “zemër” të veriut shqiptar
Aktualitet

Rama: Nëntë kulla të reja në “zemër” të veriut shqiptar

4 Qershor, 2025 3:30 pm
“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!
Aktualitet

Prokuroria e Elbasanit “zbërthen” skemën e mashtrimit me fasoneritë, dyshimet…

4 Qershor, 2025 3:21 pm
Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat
Kryesore

Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat

4 Qershor, 2025 3:12 pm
“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare
Aktualitet

“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare

4 Qershor, 2025 2:40 pm
“Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE
Aktualitet

“Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE

4 Qershor, 2025 2:31 pm
Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit
Aktualitet

Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit

4 Qershor, 2025 2:04 pm
Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
Kryesore

Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale

4 Qershor, 2025 1:51 pm
“Shqipëria “favorit kryesor” për anëtarësim në BE”/Balla falenderon raportuesin e PE
Aktualitet

“Shqipëria “favorit kryesor” për anëtarësim në BE”/Balla falenderon raportuesin e PE

4 Qershor, 2025 1:49 pm
Para
Irani: Prezencat ndërkombëtare në Gjirin Persik, shtojnë pasigurinë

Irani: Prezencat ndërkombëtare në Gjirin Persik, shtojnë pasigurinë

Vrasja në Durrës, çfarë u gjet brenda automjetit të djegur në Fushë-Krujë

Plagoset me armë 19-vjeçari në Laç, Policia jep detajet

Ngec Partizani, barazon me Laçin

Ngec Partizani, barazon me Laçin

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi shkojnë mbi një milion lekë

Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi shkojnë mbi një milion lekë
4 Qershor, 2025

E shtuna e 7 qershorit, rezervon një nga duelet me të zjarrta të Ballkanit, siç është përballja Shqipëri-Serbi. Ndeshja do...

Lexo më shumë

Hapen në KQZ katër kuti të Vlorës, rezultojnë mbi 2 mijë fletë votimi të papërdorura

Hapen në KQZ katër kuti të Vlorës, rezultojnë mbi 2 mijë fletë votimi të papërdorura
4 Qershor, 2025

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u hapën sot më 4 Qershor katër kuti votimi të Qarkut të Vlorës pas kërkesës...

Lexo më shumë

Rama: Nëntë kulla të reja në “zemër” të veriut shqiptar

Rama: Nëntë kulla të reja në “zemër” të veriut shqiptar
4 Qershor, 2025

Krahas fotove mbresëlënëse, kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetin e tij social Facebook, se Turi i Kullave është zgjeruar. Më...

Lexo më shumë

Prokuroria e Elbasanit “zbërthen” skemën e mashtrimit me fasoneritë, dyshimet…

“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!
4 Qershor, 2025

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar gjashtë masa sigurie në total në lidhje me një skemë mashtrimi mes shoqërive tregtare për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com