Aktualitet

Basha: Bosi i kokainës ka rezervuar një kat në ndërtesën më të lartë në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:17 - 28/10/21 |
Opi Nion

Seanca e ditës së sotme në Kuvend është shoqëruar me debate mes Kryeministrit Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha.

Pas deklaratës së Ramës se në kohën kur qeveriste PD në qytetet e vendit mbahej hunda me dorë nga era e keqe, Lulzim Basha iu përgjigj ashpër me akuza.

Basha tha se Covid kishte penguar rindërtimin, por nuk kishte penguar ndërtimin e ndërtesave të larta në Shqipëri, për njërën prej të cilave kryedemokrati tha se njëri kat ishte prenotuar nga bossi i kokainës.

“Nëse ka diçka që duhet të mbash duart në hundë është era e keqë që ka kapur këtë sallë, e këtij regjimi. Ajo që bëni ju ka lidhje vetëm me babëzinë për para dhe pushtet që ju ka zënë sytë. Kjo babëzi nuk ju pengoi ta ngrini kullën 50 kate me të gjithë bosët e kokainës. Le ta thonë se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati në ndërtesën më të lartë në Shqipëri. Ti që na flet ne për shijen, për bukurinë, neve PD-së që na kanë quajtur si Partia më e bukur e lindjes, na flet që të mbajmë hundën me dorë. Sigurisht që do ta mbajmë hundën me dorë sepse kishe një gropë aty dhe 11 vite kryetar bashkie nuk e mbylle”, tha Basha./Opinion.al

Pas