Kryesore

Basha: Bizneset janë në grahmat e fundit, të zbatohet plani i PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:02 - 20/10/20 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se taksat e rritura në vendin tonë e kanë çuar biznesin në krizë.

Teksa publikon denoncimin e një pronari biznesi, Basha shkruan bizneset janë në grahmat e fundit të mbijetesës dhe se për të shmangur përkeqësimin e situatës duhet të zbatohet plani i PD.

“Taksat e rritura kanë çuar biznesin në krizë. Bizneset në grahmat e fundit të mbijetesës kanë larguar mijëra punonjës. Zgjidhja për të shmangur humnerën, plani i PD. Koha nuk pret”,-shkruan Basha.

Ndërkohë pronari i biznesit Roland Hoxha shprehet; “Jam Rolandi dhe drejtoj këtë biznes prej 12 vitesh. E di shumë mirë, njoh edhe zonën edhe vështirësitë e punës ça do të thotë të çohesh në mëngjes deri në darkë, të privohesh nga koha që do harxhosh me fëmijët me çdo gjë. Biznesi bën një xhiro rreth 33 milionë. Shteti më kaloi me TVSH që paguaja rreth 1 milionë e 200 mijë lekë, domethënë që nuk ishin planifikuar fare këto lekë e me gjithë sigurimet këto lekë mund të shkojnë 6 milionë e gjysëm. Pret edhe taksë 5% tatim-fitimi. Këtë taksë paguan edhe ai që ndërton pallatet dhe kjo nuk më duket e drejtë. Përpos kësaj, vinë edhe zarfat e bashkisë që nuk po e kuptojmë fare. 75 mijë lekë taksa arsimi a taksë uji, unë se kam marrë vesh fare, herë pas here që na kanë rënduar pa masë. Unë e di shumë mirë ça do të thotë që të dalësh me 120 mijë lekë minus edhe të mbash një biznes për të mbijetuar, jo për të fituar se harroje fitimin”,-shprehet pronari i biznesit./ Opinion.al

Pas