Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kritikuar përsëri kryeministrin Edi Rama në lidhje me menaxhimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se asnjë kryeministër në botë nuk gënjen si Rama, që të mos iu japë njerëzve lekët.
Sipas kryedemokratit, shqiptarët janë braktisur nga kryeministri, që nuk iu ka dhënë ndihmën që meritojnë.
“Asnjë KM tjetër në botë nuk gënjen si Rama që të mos u japë njerëzve lekët. Asnjë KM në botë nuk ka infektuar 2 bashki, sepse refuzon të paguajë punonjëset e fasonerive. Unë kam zgjedhur të jem zëri i të gjithë shqiptarëve të braktisur nga Rama që nuk e kanë marrë ndihmën që u takon. Mashtrimet nuk hahen. Fjalët boshe nuk e ndihmojnë ekonominë. Gënjeshtrat dhe sajesat e shtetit prej kartoni nuk i fshehin dot vjedhjet, mashtrimet dhe dështimet e RAMAVIRUSIT që po rrënon ekonominë dhe po varfëron e shpunëson përditë shqiptarët”,-shkruan Basha./ Opinion.al