Kryesore

“Basha arrë me vrimë”, Berisha: “Shtëpia e lirisë”, logoja e opozitës së vërtetë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:22 - 15/02/22 |
Opi Nion

Ish-Kryeministri Sali Berisha u ka kërkuar qytetarëve në Gur të Zi të Shkodrës që të mos votojnë logon e PD në zgjedhjet e 6 marsit, por vetëm logon e kolaiciomit “Shtëpia e Lirisë” me kandidat Bardh Spahia.

Berisha vijoi me akuzat për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, të cilin e konsideron si “arrë me vrimë”,

Berisha shtoi se Basha dhe Rama kanë konfiskuar logon e PD, ndërsa u bëri thirrje demokratëve që të sqarohen se në këtë zgjedhje vota për “Shtëpinë e Lirisë” është vota për opozitën e vërtetë.

“Sot jemi në një provë të madhe. Revolucioni është në një provë të madhe sepse kundra tij për të ndaluar dallgën e tij, narkoshteti ka mobilizuar të gjithë pottencialet e tij. Por si asnjëherë në 30 vite, ne na doli ish-kreu i partisë siç i thotë populli, arrë me vrimë. I prishur!

Ftoj edhe ata pak banorë të cilët nuk janë këtu sot, të na bashkohen! Të bashkohen me ne! Të mos e identifikojnë veten me një njeri të pabesë. Nuk i lidh asgjë me ata ju. Duhet të jemi së bashku. Nga ky proces duhet të dalim më të bashkuar se asnjëherë. Kemi betejë të madhe për të bërë përpara.

Ata kanë konfiskuar logon dhe ai nuk del vetë në sheshbetejë se e di mirë që ia merrni fytyrën, por i lë kandidatët me logon, përpiqet të mashtrojë që njerëzit të votojnë një logo që sot është në dispozicion të atij dhe Edi Ramës.

Të qartësojmë çdo votues se logoja e opozitës së vërtetë, logoja e Bardh Spahisë është “Shtëpia e Lirisë”, është vota numër 2 për kandidatin tuaj.

Kjo votë është firmë për revolucionin tonë që të mos ndalet pa përmbysur narkoshtetin dhe pa sjellë PD në pushtet. Jemi opozitë e vërtetë. Ju garantoj se sikur “Lulzim Brava” të kishte pasur çerekun e guximit të Voltana Ademit apo të Jozefina Topallit PD-ja do ishte në pushtet sot”, tha Berisha./ Opinion.al

Pas