Aktualitet

Basha akuza Ramës: Shpërdoron taksat për fluturime me avion privat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:20 - 04/12/21 |
Opi Nion

Kryetari i PD Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin Rama se përdor avion duke mbuluar kostot e tij me paratë e taksapgauesve shqiptarë. Përmes një publikimi në Tuiter, Basha shprehet se janë 52 milionë euro të shpenzuara për luks qeveritar, ndaj duhet vetingu në drejtësi. Sipas llogarisë që ka bërë kreu i PD, 1 orë fluturim ka një kosto mesatare prej 15 mijë dollarësh dhe mesatarisht një udhëtim kap vlerën e 60 mijë dollarëve.

“Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International.  Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët”, shkruan Basha./Opinion.al

 

 

 

Pas