Politikë

Basha akuza Ramës: Paratë i ke për kriminelët e Fierit dhe Tiranës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:50 - 10/10/20 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shpenzuar 2 milionë  euro për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës vetëm gjatë ditëve të fundit.

Kryedemokrati thotë se Rama nuk i shpenzon paratë për të ndihmuar qytetarët në nevojë, por i shpërndan ato në afera korruptive me persona, që sipas tij, kanë rekorde kriminale.

Ndërkohë Basha foli dhe për planin e rimëkëmbjes së shtetit ku u shpreh se vendet e tjera të rajonit kanë prezantuar paketën e katërt ekonomike. Ai thotë se shteti shqiptar nuk ka shpërndarë ende paketën e tretë ekonomik.

 “Kollaj t’i thuash njerëzve mbani maskë por njerëzit nuk kanë para për të siguruar bukën e gojës. Nuk i shkon në mend për ta. Kjo këtu është tabelë e pagesave të thesarit të shtetit të javës që lamë pas. Është një faturë që tregon se vetëm dy ditët e fundit janë paguar 2 mln euro për inceneratorët, 1.8 mln për të Fierit dhe 0.2 për atë të Tiranës. Ku është inceneratori i Fierit. Qytetarët shqiptarë kanë paguar 24 mln euro për inceneratorin e Fierit. Thotë se nuk ka para për të mbështetur pensionistët, sepse paratë Rama i ka për Klod Mërtirin, anëtarin e bandës së Lushnjes që bashkë me të, Arben Ahmetaj, Erion Veliajn dhe ndonjë drejtues mediash janë aksionerët dhe përfituesit e kësaj afere korruptive. Për të gjithë pensonistë paketa jonë për 6 muaj ka një kosto totale prej 60 milon euro më e ulet se pagesa e inceneratorëve që ëhstë 74 milionë euro. 754 mijë biznese që janë poythaujese 2/3 e biznesit të voglë në vend do kishin përfituar bonusin prej 1000 euro për të mbajtur kokën mbi ujë këto gjatë muaj. Afro 100 mijë të papunë do kishin pasur mudnëisn të merrnin 160 mijë lekë të vjetra në muaj. ëkto para rama ia jep inceneratorëve. qeveria dhe edi rama po shpenzojnë çdo ditë miliona euro të taksa të shqiptarëve pë rti ndarë më klientët dhe oligarkët. Para dy javësh shpalosëm një plan me 5 pika për rimëkëmbjen. që nga ajo ditë unë kam qenë në një tur në qytete të ndryshme dhe fshatra të Shqipërisë. Situata po përkeqësohet kriza po përkeqësohet. 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendet e punës gjatë këtij viti. Qeveria nuk bën asgjë. Ka vazhduar me tendera dhe koncensione korruptive. Kosova, Maqedonia e Veriut kanë prezantuar paketën e katërt ekonomike. Qeveria nuk e vuri ujin në zjarrë në projektin tonë me 5 pika. Banka botërore publikoi një raport për varfërinë në Shqipëri. Në planin tonë kërkuam që të merreshin të gjithë masat për të ndihmuar familjet. qasgjë nuk është bërë deri më tani. Më keni ndjekur me kamerat tuaja live. Çfarë do bëhet me ne. Nuk kemi asnjë të ardhme. 5 dyqane të mbyllura në mes të Tiranës, i gjashti thotë se nuk i ka shkelur njeri në biznes. Qytetarët duan të dinë se si do tja dalin sot për të mundësuar bukën e gojës. Plani me 5 pika ka parashikuar që qytetarët të ndihmohen sot. Dje tek po diskutoja me përfaqësues të sektorit të farmaceutikës. Lista në farmaci. Numri i njerëzve që shkojnë e blejnë në farmaci me lista. Të gjitha institucionet ekonomike ndërkombëtare kanë parashikuar rënie të ndjeshme ekonomike. Borxhi publik po rritet. Ndryshe nga Kosova dhe vendet e tjera të rajonit, këtu u fol për paketën e tretë dhe nuk u dha asgjë ndërsa ata kaluan në paketën e katërt. Falimenti i biznesit dhe ulja e konsumit janë dy problemet kryesore. Këta bëjnë të kundërtën, nuk kanë burime financiare për t’i siguruar bukën e gojës. Tha se nuk kam financa për të mbuluar shpenzimet e maskave” – tha Basha./ Opinion.al

Pas