Aktualitet

Basha akuza Ramës: Ke trefishuar pasurinë, ke shpërdoruar 1.2 miliardë €


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:48 - 23/02/21 |
Doriana Çepunaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një video në rrjetet sociale përmes së cilës rendit disa nga dështimet e qeverisë Rama në 8 vite.

Teksa publikon fjalët e kryeministrit Rama, i cili ditën e djeshme tha se nuk është i kënaqur me punën e qeverisë në mandatin e dytë por rikujtoi sfidat që vendi ka kaluar, Basha shkruan se Rama ka trefishuar pasurinë, ka rritur taksat dhe borxhin publik, ka shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve, etj.

“Ju keni hequr shumë në fakt, aq sa keni trefishuar pasuritë. Keni rritur taksat dhe borxhin publik. Keni i shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve. Keni kriminalizuar politikën. Keni kanabizuar vendin. Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve. Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro. Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP. Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë. Jo, nuk do të harrojmë” thotë Basha./Opinion.al

Pas