Lulzim Basha ka akuzuar Berishën si njeriun që sipas tij orkestroi dhe dirigjoi dhunën ndaj selisë së PD në 8 Janar. “Dhuna ishte qëllimi i tij që në fillim”, shkruan Basha në Facebook.
“Sali Berisha e paralajmëroi, orkestroi dhe dirigjoi të gjithë sulmin e dhunshëm mbi selinë e PD në 8 janar. Ndonëse e dinte fare mirë që në seli ndodheshin deputetë dhe drejtues demokratë, ai nuk i kurseu urdhrat për mercenarët që të godisnin zyrat e partisë. Të gjithë e dinim që ai do të bëhej i dhunshëm. Dhuna ishte qëllimi i tij që nga fillimi”, shkruan Basha./Opinion.al