Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Baroni i Rumanisë duhet të largohet

2018/06/23 at 12:39 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Baroni i Rumanisë duhet të largohet

Liviu Dragnea, kryetar i socialdemokratëve në pushtet në Rumani dhe president i Parlamentit është dënuar me tre vjet e gjysmë burg. Ky është fundi i politikanit të korruptuar, mendon Robert Schwartz.


Ai mund ta dredhë si do vetë. Dhe ata njerëz që e mbështetin në partinë socialdemokratike PSD do e ndihmonin me siguri për këtë. Po tani asnjë gjë nuk e ndihmon dot më. Aq më tepër nga partia e tij.

Liviu Dragnea, i cili tërheq fijet e politikës në Rumani, do të futet në burg. Vendimi i marrë nuk është ende në fuqi dhe Dragnea do shkoj në apel. Kjo është e drejta e tij. Por në partinë e tij, PSD, ai është duke humbur mbështetjen. Numri i anëtarëve të urtë të partisë, që e mbrojnë shefin me çdo kusht është duke rënë. Në fund të fundit në lojë është e ardhmja e partisë, jo e tij. Thënë më qartë: Nëse partia kthehet në varrmihëse e demokracisë në Rumani, a do shkëputej partia nga kthetrat e Dragneas dhe kabinetit të tij privat për të guxuar një fillim të ri?

Ai tërheq fijet në qeveri

Dragnea është dënuar një herë për manipulimin e zgjedhjeve. Prandaj ai nuk lejohet të bëhet kryeministër. Duke qenë President i Parlamentit, ai sidoqoftë është i treti në hierarkinë e pushtetit në vend. Por, në postin e kryetarit të partisë ai tërheq fijet në qeverinë e formuar prej tij, si t’i teket. Kush nuk bashkëpunon hiqet. Kështu ndodhi me dy kryeministrat që kanë mbajtur pushtet që në janar të 2017. Tani në organet kryesore të qeverisë janë ulur në karrige njerëz që vijnë nga rajonet e Rumanisë jugore, aty ku Dragnea ka qenë kryetar rrethi. Në kryesim është kryeministrja Viorica Dancila, e cila në fakt kërcen vallen sipas fishkëllimës së Dragneas.

Po pikërisht rrethi prej nga vjen i është kthyer në bumerang. Duke u sjellë si “Baron i zonës” ai ka keqpërdorur atje pushtetin. Edhe dënimi i parë për manipulime në zgjedhje kishte të bënte me ndikimin e tij në këtë rajon. Tani është vetëm çështje kohe deri sa kohë mund të qëndrojë Dragnea me klikën e tij në drejtim të PSD dhe qeverisë. Sa kohë do vazhdojnë socialdemokratët të tërhiqen prej hunde nga ky grup.

Ata, ushtarët e partisë të cilët, që kur kanë ardhur në pushtet kanë vetëm një gjë në mendje, të lehtësojnë ligjet kundët korrupsionit, për të pastruar figurën e kryetarit të tyre dhe për të përmbushur ëndrrën e tij, që të bëhet ende kryeministër. Në këtë proces, shkarkohet drejtoresha e zyrës së antikorrupsionit DNA, Laura Kövesi, e cila ka pasur emër të mirë tek ndërkombëtarët. Por kjo është strategji e Dragneas. Ai nuk u tremb edhe nga përpjekjet për të hequr nga posti presidentin e shtetit, Klaus Iohannis.

Pastrimi gjeneral ka filluar

Po sërish qeveria i bën hesapet pa hanxhinë: shoqëria civile nuk e mbyll më gojën dhe ka dalë në rrugë për të protestuar. Që prej fillimit të 2017-ës, çdo ditë. Herë me shumë protestues e herë me pak. Po, pa ndryshuar drejtimin. Këto rezistenca demokratike nuk mund të injorohen më. Ndryshimi i kursit në organizatën pasuese të Partisë Komuniste duhet bërë menjëherë tani, gati 30 vjet pas ndryshimit të sistemit. Dragnea dhe intrigat e tij duhet të çfuqizohen, thuhet gjithnjë e më tepër në të gjitha krahët e partisë.

Me fjalë të tjera, pastrimi gjeneral ka filluar dhe erës së Dragneas po i afron fundi./DW

 

Etiketa: baroni i rumaniseduhet te largohetLiviu Dragnea


Ju sugjerojmë

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit
-U tha në Opinion

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit

29 Shtator, 2025 11:16 pm
I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
Kronikë

Hidhet në erë makina e administratorit të Fushë-Krujës

29 Shtator, 2025 10:38 pm
Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme
Aktualitet

Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme

29 Shtator, 2025 8:27 pm
Zhupa dorëzon projektligjin në Kuvend:Pasuritë kulturore të administrohen nga shteti
Aktualitet

Zhupa dorëzon projektligjin në Kuvend:Pasuritë kulturore të administrohen nga shteti

29 Shtator, 2025 5:58 pm
Në kërkim të kandidatit për Tiranën, Agron Shehaj zbulon kushtin që ka për Berishën
Kryesore

Në kërkim të kandidatit për Tiranën, Agron Shehaj zbulon kushtin që ka për Berishën

29 Shtator, 2025 4:54 pm
Pas Prishtinës e Hagës, protesta për ish-krerët e UÇK do të organizohet në Tiranë
Aktualitet

Pas Prishtinës e Hagës, protesta për ish-krerët e UÇK do të organizohet në Tiranë

29 Shtator, 2025 3:37 pm
Opozita braktis seancën, Balla ironi me Korreshin: Ikën ata
Kryesore

Opozita braktis seancën, Balla ironi me Korreshin: Ikën ata

29 Shtator, 2025 3:08 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kryesore

Qeveria njoftoi KQZ në kohë rekord për shkarkimin e Veliajt

29 Shtator, 2025 2:23 pm
Berisha: Veliaj nuk e pranoi pazarin me Ramën
Kryesore

Berisha: Veliaj nuk e pranoi pazarin me Ramën

29 Shtator, 2025 1:40 pm
Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro
Kronikë

Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro

29 Shtator, 2025 12:20 pm
Para
Ndahet nga jeta autori i dramës ‘Cuca e Maleve’

Ndahet nga jeta autori i dramës 'Cuca e Maleve'

Tifozi serb i shkruan se “Serbia është më e fortë”, Noizy nuk përmbahet, e shan në mënyrën e tij

Tifozi serb i shkruan se “Serbia është më e fortë”, Noizy nuk përmbahet, e shan në mënyrën e tij

Përplasen dy mjete në Fier, plagosen 3 gra

Video/ Aksidenti rëndë në Kavajë-Rrogozhinë, e plagosura gjendet e shtrirë në anë të rrugës
















TE FUNDIT

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit
29 Shtator, 2025

Në emisionin Opinion është diskutuar në lidhje me çmimet e larta të produkteve ushqimore, duke analizuar shkakun e kësaj rritje...

Lexo më shumë

Hidhet në erë makina e administratorit të Fushë-Krujës

I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
29 Shtator, 2025

Kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë i është vendosur lëndë plasëse në  automjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës
29 Shtator, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, së bashku me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë rënë dakord...

Lexo më shumë

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”
29 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se do të kryesojë një “Bord të Paqes” për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës sapo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com