Në mbledhjen e kryesisë të thirrur nga Enkelejd Alibeaj këtë të hënë, deputeti Gazment Bardhi është shprehur se duhet të gjendet zgjidhje në mënyrë që opozita të dalë me një kandidat në zgjedhjet vendore të 14 Majit.
“Secili prej nesh ka bërë betejë për ta bërë Partinë Demokratike fituese, alternativë qeverisëse. Gjatë kësaj kohe ka nevojë vetëm për maturi. Gjuha e urrejtjes nuk mund të ketë vend tek ne. Jemi 70 ditë larg nga zgjedhjet. Fokusi ynë duhet të jenë vetëm zgjedhjet e 14 Majt. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë, të ofrojmë çdo gjë, që të gjendet zgjidhje dhe PD e opozita të dalë me kandidatë të përbashkët”-tha Bardhi.