Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bardhi: Votimi i dy anëtarëve të Kushtetueses, puç i Ramës ndaj drejtësisë

2019/11/11 at 3:35 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
PD kërkesë KQZ-së: Zbatoni ligjin, hiqini mandatin Agim Kajmakut

Opozita ka reaguar për votimin nga Kuvendi i dy kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Në një dalje për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se me porosi të Edi Ramës, u vu në jetë një puç kushtetues kundër Drejtësisë së pavarur nga politika.


Ai u shpreh se Rama nëpërmjet KED, ka paracaktuar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetutuese, pandaj e kishte jetike kapjen e KED, të cilin e bllokoi për dy vjet, bashkë me Gjykatën Kushtetuese, derisa e mori nën kontroll me Ardian Dvoranin dhe Arta Markun.

Bardhi theksoi se për 4 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, nuk kishte 12 kandidatë siç kërkon Kushtetuta, por vetëm 4, gjë që do të thotë që për 1 vend në Gjykatën Kushtetutese, kishte vetëm 1 kandidat, dhe jo 3, duke paracaktuar anëtarët dhe duke e bërë votimim fikiv.

Nga ana tjetër, sipas tij nëpërmjet votimit të dy kandidatëve, përnjeherë, Kuvendi ka shkelur një tjetër urdhërim të Kushtetutës dhe ligjit, teksa shton se bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Presidentit në këtë rast ishte i domosdoshëm.

Sipas Bardhit duke shkelur rradhën e caktuar nga Kushtetuta dhe duke tentuar që t’i imponojnë Presidentit kandidatët që ai ka të drejtë të zgjedhë, Edi Rama dhe Kuvendi, kanë kryer një akt të rëndë antikushtetues.

Deklarata e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

Të dashur bashkëqytetarë,

Sapo ndoqët live seancën plenare, për votimin e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku, me porosi të Edi Ramës, u vu në jetë një puç kushtetues kundër Drejtësisë së pavarur nga politika.

Partia Demokratike mbështet një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe të pavarur, por jo këtë që ndodhi sot. Partia Demokratike mbështet një Gjykatë Kushtetuese të pavarur nga politika, që garanton ruajtjen e parimit të ndarjes mes pushteteve, dhe mbron të drejtat dhe liritë e njeriut nga abuzimi i Qeverisë. Por Partia Demokratike dënon projektin e Edi Ramës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, në shkelje flagrante të Kushtetutës.

Edi Rama, nëpëmjet KED, ka paracaktuar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetutuese. Prandaj e kishte jetike kapjen e KED, të cilin e bllokoi për dy vjet, bashkë me Gjykatën Kushtetuese, derisa e mori nën kontroll me Ardian Dvoranin dhe Arta Markun. I gjithë procesi i kryer nga Kryetari i KED, Ardian Dvorani, me porosi të Edi Ramës, ka sjellë një produkt antikushtetues dhe që eleminon garën.

Për 4 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, nuk kishte 12 kandidatë siç kërkon Kushtetuta, por vetëm 4 kandidatë të vlefshëm për përzgjedhje. Këta janë të njëjtët emra si për Presidentin, ashtu edhe për Kuvendin. Kjo do të thotë që për 1 vend në Gjykatën Kushtetutese, kishte vetëm 1 kandidat, dhe jo 3 siç e detyron Kushtetuta, duke paracaktuar anëtarët dhe duke e bërë votimim fikiv.

Kjo është shkelja e parë e Kushtetutës. Votimi i sotëm i Kuvendit është antikushtetues dhe i papranueshëm. Ai provoi që emërimet në Gjykatën Kushtetutese ishin të paracaktuara, duke cenuar rëndë besimin e publikut tek Gjykata Kushtetuese.

Qëllimi ynë nuk është të analizojmë apo anatemojmë kandidatët e votuar nga Kuvendi apo Presidenti. Për Partinë Demokratike kjo nuk është një çështje emrash, por e besueshmërisë dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Partia Demokratike ka mbajtur distancë të plotë nga ky proces, duke respektuar qëllimin e Reformës në Drejtësi, që është heqja e duarve të politikës nga drejtësia. Këtë standard, këtë vullnet të të gjithë shqiptarëve për një drejtësi të pavarur, angazhimin e partnerëve ndërkombëtar për të siguruar drejtësinë e pavarur nga politika, Edi Rama e shkeli hapur. Shmangia e garës, paracaktimi i kandidatëve, kontrolli politik i procesit nëpërmjet KED, është i papranueshëm.

Nga ana tjetër, nëpërmjet votimit të dy kandidatëve, përnjeherë, Kuvendi ka shkelur një tjetër urdhërim të Kushtetutës dhe ligjit. Kjo është shkelja e dytë e Kushtetutës nga Kuvendi. Kushtetuta është e qartë. Ajo përcakton rradhën e përzgjedhjes së kandidatëve nga secili institucion.

Nuk ka asnjë situatë të jashtëzakonshme që rradha e përzgjedhjes që ka përcaktuar Kushtetuta të mos respektohet. Mungon vetëm Gjykata e Lartë, që është një rrethanë e pavarur nga vullneti i Kuvendit dhe i Presidentit. Prandaj edhe rradha që ka caktuar Kushtetuta, për Presidentin dhe Kuvendin, është e detyrueshme të zbatohet.

Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Presidentit në këtë rast ishte i domosdoshëm, aq më tepër, kur emrat në listat e të dyja institucioneve janë të njëjta. Duke shkelur rradhën e caktuar nga Kushtetuta dhe duke tentuar që t’i imponojnë Presidentit kandidatët që ai ka të drejtë të zgjedhë, Edi Rama dhe Kuvendi, kanë kryer një akt të rëndë antikushtetues, me pasoja në funksionimin normal të Gjykatës Kushtetutese. Alibija se Presidentit i ka kaluar afati 30 ditor i përzgjedhjes së një kandidati, rrëzohet nga Kushtetuta.

Në Kushtetutë, ndryshe nga Kuvendi, Presidenti nuk ka asnjë afat. Përpara çdo ligji, Presidenti është i detyruar t’i bindet Kushtetutës, e cila e detyron të respektojë rradhën e përgjedhjes së anëtarit të dytë, pas Kuvendit. Puçi kushtetutes i Edi Ramës ndaj një Gjykate Kushtetuese të pavarur nga politika, cënon interesin e qytarëve shqiptarëve për të patur tek Gjykata Kushtetuese një garant të besueshëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Etiketa: drejtesipucrama


Ju sugjerojmë

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
Aktualitet

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

8 Tetor, 2025 8:49 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Kthjellime dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

8 Tetor, 2025 8:47 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 8 tetor 2025

8 Tetor, 2025 8:28 am
Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit
Politikë

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit

7 Tetor, 2025 11:18 pm
Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn
-U tha në Opinion

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:27 pm
Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn
-U tha në Opinion

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:23 pm
Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza
Bota

Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza

7 Tetor, 2025 10:02 pm
Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola
Sport

Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola

7 Tetor, 2025 8:32 pm
9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet
Kryesore

9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet

7 Tetor, 2025 8:32 pm
Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet
Sport

Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet

7 Tetor, 2025 7:56 pm
Para
Reagon Ambasada Amerikane pas votimit të 2 anëtareve të Kushtetueses

Reagon Ambasada Amerikane pas votimit të 2 anëtareve të Kushtetueses

PZAP kërkon rinumërim të 1,472 vendvotimeve dhe anulon votat nga Serbia

PZAP kërkon rinumërim të 1,472 vendvotimeve dhe anulon votat nga Serbia

Vrau dhe copëtoi të dashurën 40 vite më të re, si u zbulua historiani rus

Vrau dhe copëtoi të dashurën 40 vite më të re, si u zbulua historiani rus
















TE FUNDIT

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
8 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka postuar një mesazh ndërgjegjësues në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit...

Lexo më shumë

Kthjellime dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
8 Tetor, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime...

Lexo më shumë

Horoskopi, 8 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
8 Tetor, 2025

DASHI Kjo periudhë premton të jetë plot energji dhe iniciativë. Marsi, planeti juaj udhërrëfyes, ju jep forcë dhe vendosmëri, por...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit
7 Tetor, 2025

Brunilda Mersini është kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Brunilda Mersini, drejtoresha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com