Politikë

Bardhi: Sot pamë një Edi Ramë në fund të karrierës së tij politike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:53 - 09/10/20 |
Al Do

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se kryeministri Edi Rama tregoi sot se është në fund të karrierës politike dhe nuk ka më ide.

Partia Socialiste mbajti sot Asamblenë e saj Kombëtare, ku kryeministri Rama foli për rreth 90 minuta.

Sipas Bardhit, premtimet e kryeministrit Rama ka mashtruar gjatë qeverisjes së tij dhe sot bëri të njejtat premtime të 7 viteve më parë.

Ai ka ironizuar gjithashtu kryeministrin duke thënë se tani duhet të premtojë ndërtimin e një rakete kozmike me forcat tona.

Gjuhën e dhunës me të cilën i drejtohet qytetarëve të këtij vendi, e ka mësuar mes hajdutëve me të cilët ka 7 vite që qeveris. Kjo gjendje mjerimi, depresioni dhe diktati do të marrë fund shumë shpejt.

Sot pamë një Edi Ramë në fund të karrierës së tij politike, një njeri të lodhur që ka shterruar nga çdo ide. Po i shtyn ditët deri në 25 prill duke premtuar ato që nuk bëri në 7 vjet, duke mashtruar për ato që nuk bëri. Tani i duhet edhe një premtim për ndërtimin e një rakete kozmike me forcat tona dhe është i kompletuar me Rilindjen e Mashtrimit.

Dëmi që Edi Rama ka bërë këto 7 vjet është kolosal. I ka vjedhur pa pushim shqiptarët dhe i ka detyruar të largohen nga vendi.”, shkruan Bardhi. / Opinion.al

Pas