Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bardhi reagon sërish ndaj “Kushtetueses”: E zvarrit çështjen që t’i japë kohë qeverisë

2023/04/26 at 4:01 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Emri i propozuar nga Rama për drejtimin e SHISH, Bardhi: Presidenti të bëjë transparencë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj Gjykatës Kushtetuese pas reagimit të saj menjëherë pas shtyrjes për herë të dytë të seancës për konfiskimin e pronave me VKM.

Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjete sociale, Bardhi shkruan se Kushtetuesja e ka zvarritur qëllimisht çështjen për t’i dhënë kohë qeverisë.

“Shoh që Gjykata Kushtetuese është shqetësuar për besimin e saj tek publiku pas deklaratës sime sot në seancë se Gjykata ka rënë pre e shantazhit të Edi Ramës.

Besimi i publikut nuk vendoset me deklarata politike, por duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën. Nuk vendoset me standarde të shumëfishta dhe as duke u sjellë si vartës të qeverisë dhe mercenarë të oligarkëve, siç ka bërë kjo Gjykatë së fundmi. Si mund të vendosë Gjykata Kushtetuese besimin tek publiku, kur ajo nuk është e paanshme dhe rrëzon vetë vendimet e saj në këto 30 vite ekzistencë?!

Sot, kjo Gjykatë nuk pranoi që ne, si kërkues të shfuqizimit të VKM-së që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve, të përfaqësohemi me autorizim të Kryetarit të grupit parlamentar, por nga firmat e 28 deputetëve kërkues. Një rast i paprecedentë që kur kjo Gjykatë ekziston në demokraci.

Në 3 dekada, sa herë PD apo PS ka depozituar një çështje në Gjykatën Kushtetuese, deputetët janë përfaqësuar me autorizim të Kryetarit të Grupit. Sot, Gjykata Kushtetuese e ndryshoi këtë standard që t’i shërbejë sërish qeverisë dhe oligarkëve. Si mund t’i besojnë shqiptarët kësaj gjykate, kur Gjykata veproi ndryshe për përfaqësimin tonë psh. për kërkesën për Bordin e Ushqimeve, për Bordin e Karburanteve, për kërkesën për mandatin e Olta Xhaçkës, për Komisionin Hetimor Becheti dhe me qindra çështje të tjera përgjatë 30 viteve.

Pse për këto çështje mjaftonte autorizmi i kryetarit te grupit, ndërsa sot nuk mjaftonte?

Përgjigja është e thjeshtë. Gjykata Kushtetuese po i jep kohë qeverisë dhe po i shërben asaj duke nxjerrë këto justifikime qesharake në mënyrë që qeveria të miratojë një ligj të ri për këtë çështje, si dhe ti jap kohë oligarkëve të rregullojnë letrat dhe të përfitojnë në mënyrë antikushtetuese legalizim të pronave të paligjshme dhe amnisti nga procedimi penal.

Linku më poshtë me projektligjin e ri për këto ndërtime pa leje tregon qendrimin e sotëm skandaloz të Gjykatës Kushtetuese për të zvarritur gjykimin dhe për t’i dhënë kohë qeverisë. Ky ligj nxjerr zbuluar mungesën e integritetit të gjykatësve kushtetues për të vendosur të pavarur për një çështje ku ata e dinë që është shkelur hapur Kushtetuta dhe ligjet e vendit.

Ftoj anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të heqin dorë nga varësia ndaj Edi Ramës, të mos i nënshtrohen as presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij!”, shruan Bardhi./Opinion.al

Etiketa: gazment bardhigjykata kushtetuesePD

Ju sugjerojmë

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë
Kryesore

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë

12 Shtator, 2025 6:55 pm
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit
Politikë

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

12 Shtator, 2025 6:19 pm
Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta
Kryesore

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta

12 Shtator, 2025 5:48 pm
Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit
Politikë

Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit

12 Shtator, 2025 5:20 pm
Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura
Aktualitet

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

12 Shtator, 2025 5:08 pm
Vrau aktivistin Charlie Kirk, kush është autori i dyshuar
Bota

Vrau aktivistin Charlie Kirk, kush është autori i dyshuar

12 Shtator, 2025 4:11 pm
SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën,qeveria në detyrë:I mirëpresim kritikat
Rajoni

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën,qeveria në detyrë:I mirëpresim kritikat

12 Shtator, 2025 3:53 pm
“Të dënohet me vdekje”, Trump konfirmon: Arrestohet autori i vrasjes së Charlie Kirk
Bota

“Të dënohet me vdekje”, Trump konfirmon: Arrestohet autori i vrasjes së Charlie Kirk

12 Shtator, 2025 3:24 pm
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar
Bota

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar

12 Shtator, 2025 2:44 pm
“Shkak veprimet e Kurtit”,  SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën
Kryesore

“Shkak veprimet e Kurtit”, SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën

12 Shtator, 2025 2:21 pm
Para
BE rendit 17 platforma të mëdha online që do të përballen me rregulla të rrepta

BE rendit 17 platforma të mëdha online që do të përballen me rregulla të rrepta

“Në vitin 2026, finalja e Champions mund të luhet në SHBA”

"Në vitin 2026, finalja e Champions mund të luhet në SHBA"

Alergjitë e pranverës, çfarë masash duhen marrë?

Alergjitë e pranverës, çfarë masash duhen marrë?

TE FUNDIT

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë
12 Shtator, 2025

Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama...

Lexo më shumë

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit
12 Shtator, 2025

Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të...

Lexo më shumë

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta
12 Shtator, 2025

Deputetët e Partisë Demokratike kanë marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Por në vend të fletëve...

Lexo më shumë

Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit

Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit
12 Shtator, 2025

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com