Vetëm pak momente pas qetësimit të situatës së krijuar nga protesta në kryeqytet, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka sulmuar kryeministrin Rama.
Përmes një reagimi në rrjetin social facebook, Bardhi shprehet se Rama as nuk denjoi të ngushëllojë familjen e 25-vjeçarit që u vra nga efektivi i policisë. Duke ju referuar disa fotografive të publikuara në media, Bardhi pohon se Rama vazhdon shoppingun luksoz në New York.
“Çdo shqiptar është tronditur nga ekzekutimi i Klodjan Rashës në derën e shtëpisë. Dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithëve. Ndërkohë Edi Rama vazhdon shoppingun luksoz rrugëve të New York-ut. Nuk gjeti kohë as të ngushëllojë familjen dhe as të dënojë krimin makabër. Boll më”, shkruan Bardhi.
Kujtojmë që Kryeministri Rama ndodhet prej pak ditësh në SHBA ku sikurse ka bërë të ditur ka shkuar të shohë mundësitë për marrjen e vaksinës anti Covid./Opinion.al