Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bardhi: Procedimi penal i krerëve të bashkive opozitare, provokim i Ramës

2019/06/26 at 5:22 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: Procedimi penal i krerëve të bashkive opozitare, provokim i Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, është shprehur se kryeministri Edi Rama po dënon kundërshtarët politik vetëm se ata mendojnë ndryshe.


Bardhi tha se procedimi penal i Kryetarit të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj dhe Kryetarit të Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj është një provokim i fortë ndaj opozitës.

Ai tha se nuk do të ketë zgjidhje politike pa u liruar më parë protestuesit, të cilët sipas Bardhit, janë të pafajshëm.

“Kushdo që nuk mendon si ai, kushdo që refuzon farsën kriminale dhe antikushtetuese të 30 Qershorit, kushdo që nuk bëhet pjesë e grushtit të shtetit që po realizon, procedohet nga Policia dhe Prokuroria e tij e kriminalizuar me urdhër politik. Procedimi penal i Kryetarit të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj dhe Kryetarit të Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj, pse ato mendojnë ndryshe nga Edi Rama dhe kanë deklaruar se do të zbatojnë Dekretin e Presidentit, është një goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe një akt i fortë provokimi ndaj opozitës. Partia Demokratike ka treguar deri më tani vetëpërmbajtje. Partia Demokratike ka treguar deri më tani përgjegjshmëri, për të ruajtur rendin kushtetues dhe stabilitetin demokratik të vendit. Partia Demokratike nuk ka rënë pre e provokimeve kriminale të Edi Ramës dhe banditëve të tij me unifromë. Por ne as nuk shantazhohemi, as nuk trembemi, as nuk tolerojmë dhe as nuk harrojmë. Kryetarët e Bashkive që drejtohen nga opozita, janë në ushtrim të përgjegjësive të tyre kushtetuese dhe ligjore. Ata do të vazhdojnë t’i binden vetëm ligjit. Asnjë presion nuk i tremb. Asnjë procedim nuk i ndal. Në 30 Qershor ligjërisht nuk ka zgjedhje. Në 30 Qershor qytetarët janë në të drejtën e tyre të mos pranojnë diktaturën autokratiko-kriminale të Edi Ramës. Në 30 Qershor në paligjshmëri është vetëm Edi Rama dhe banda e tij. Aktet dhe veprimet kundër qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës, si këto kundër kryebashkiakëve Frrokaj dhe Kapllanaj, do të marrin përgjigjen e merituar. Kushdo që po përdoret si vegël represioni ndaj opozitës, me apo pa uniform, do të përgjigjet ligjërisht dhe personalisht, për sulmin që po i bën opozitës dhe qytetarëve, për llogari të pushtetit kriminal të Edi Ramës. Nuk do të ketë asnjë zgjidhje të krizës pa u liruar të gjithë ato që mbahen sot padrejtësisht në burg. Ata do të trajtohen si të burgosur politik dhe do të përfitojnë të gjitha të drejtat që burojnë nga ky status. Vendin e tyre në burg do ta zënë banditët, me apo pa uniformë, që shkelin ligjin për llogari të Edi Ramës. Vendin e tyre në burg do ta zërë Edi Rama, Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe e gjithë banda e hajdutëve të zgjedhjeve dhe të shqiptarëve. Nuk do të ketë asnjë zgjidhje të krizës pa u pushuar të gjitha procedimet politike për pjesëmarrje në protestë apo për zbatimin e Dekretit të Presidentit, që bëjnë veglat e Edi Ramës ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës. Ne jemi në këmbë, së bashku me qytetarët, për të ndaluar krimin elektoral të Edi Ramës në 30 Qershor! Shqiptarët janë të vendosur të mbrojnë demokracinë dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre”,-tha Bardhi./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi 2 gusht 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

2 Gusht, 2025 8:01 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

1 Gusht, 2025 10:46 pm
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

1 Gusht, 2025 9:39 pm
Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar
Bota

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar

1 Gusht, 2025 9:14 pm
Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët
Life Style

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët

1 Gusht, 2025 8:29 pm
Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?
Rajoni

Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

1 Gusht, 2025 8:01 pm
“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka
Bota

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka

1 Gusht, 2025 7:31 pm
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth
Aktualitet

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth

1 Gusht, 2025 6:51 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

“Po punojmë për të ushqyer njerëzit’në Gaza”, Trump: Të kishte ndodhur kohë më parë

1 Gusht, 2025 6:42 pm
Para
Meta: Aktorët e jashtëm dhe të brendshëm do të mbajnë përgjegjësi nëse…

Meta: Aktorët e jashtëm dhe të brendshëm do të mbajnë përgjegjësi nëse...

Eureporter: SHBA kërkon që zgjedhjet në Shqipëri të jenë paqësore

Eureporter: SHBA kërkon që zgjedhjet në Shqipëri të jenë paqësore

Rama në Gramsh: Opozita nuk do hapjen e negociatave

Rama në Gramsh: Opozita nuk do hapjen e negociatave
















TE FUNDIT

Horoskopi 2 gusht 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
2 Gusht, 2025

Dashi – Mund të ndiheni pak të larguar nga të dashurit tuaj, por ky është vetëm një moment introspeksioni. Ju jeni...

Lexo më shumë

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
1 Gusht, 2025

Ky përparim midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit vjen më pak se një ditë pasi Donald Trumpi vendosi tarifa prej...

Lexo më shumë

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
1 Gusht, 2025

Finem sapo ka hedhur në story një video që ka ngritur në këmbë gjithë rrjetin. Ai shfaqet krah një vajze...

Lexo më shumë

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
1 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në rajone pranë Rusisë, si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com