Reparti i patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës po përgatitet për tu kthyer në qendër karantine sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.
Ai shkruan në Facebook se ky vendim ka ardhur nga ministria e Shëndetësisë të cilën ai e akuzon për papërgjegjshmëri.
Bardhi shton se spitali i një qendre të banuar nuk mund të përdoret si karantinë pasi rrezikon jetët e qytetarëve.
Statusi i plotë i Gazment Bardhit
Sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.
Kjo është papërgjegjshmëri!
Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.
Ky është një provokim i rëndë për Kavajën!
I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin.
Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë! /Opinion.al