Deputeti i PD, Gazment Bardhi gjatë seancës së sotme plenare ka hedhur akuza ndaj deputetit tjetër demokrat Flamur Noka.
Sipas Bardhit, ish-kryeministri Sali Berisha iu ka dërguar mesazh deputetëve të tjerë të PD që të votojnë kundër Komisionit për Investimet Strategjike, duke mbrojtur kështu interesat e Ramës.
“Merri leje doktorit dhe dil sqaro demokratët pse jen bashkuar me socialistët për të bllokuar komisionin për investimet strategjike. Pse ka nisur Berisha mesazh te deputetët e tij që të votojnë kundër komisionit. Sa i takon elektoratit unë nuk kam ardhur ndonjëherë në zyrën tënde. Ti ke ardhur në zyrën time dhe ke thënë mos më ço në Kukës se më djeg anëtarësia”,-tha Bardhi.