Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bardhi nga Kuvendi: Ne nuk jemi armiqtë tuaj! Tre nismat të cilat duhet t’i miratojë Kuvendi këtë sesion të ri

2024/09/02 at 6:14 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Bardhi nga Kuvendi: Ne nuk jemi armiqtë tuaj! Tre nismat të cilat duhet t’i miratojë Kuvendi këtë sesion të ri

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi mbajti pasditen e sotme fjalën e tij të parë në këtë sesion të ri parlamentar.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se ky sesion duhet të nisë duke u dhënë prioritet të paktën tre nismave që ka propozuar opozita: Ligjit për përcaktimin e minimumit jetik; Rritjes së pensioneve; Financimit të sektorit të bujqësisë.

Fjala e plotë e Bardhit në Kuvendit:

E ndërsa vetë fshihet, ka gjetur një moto të re propagandistike. Përvec “fajin e ka opozita”, tashmë ka shtuar edhe “fajin e kanë deputetët”. Pra fajin nuk e ka ai, as ministrat e tij të korruptuar, por kolegët deputetë, një pjesë e të cilëve të ndershëm, por shpesh të keqpërdorur si kartona për aferat e tij apo oborrit të tij.

E vërteta të nderuar kolegë socialist, është që ne jemi mbetur që kartonët, do t’i ngremë  vetëm për interesat e qytetarëve dhe jo për të kundërtën, siç ndodh tashmë rëndomtë këtu për t’i shërbyer një pakice që, në kurrizin e të ndershmëve, i shërben vetëm pasurimit të kryeministrit apo oborrit të tij. Le të jetë ky sesion mundësia që ju të dëgjoni shqetësimet që ngre opozita në këtë sallë. Ne nuk jemi armiqtë tuaj, dhe ju nuk ka asnjë arsye të certifikoni veten si armiq të qytetarëve shqiptarë. Prandaj në këtë sesion uroj që kartonat si deputetë ti ngremë vetëm për atë që jemi betuar. Për interesin publik, për qytetarët.

Duke nisur nga nevoja për t’i dhënë zgjidhje një problemi që shoqëron Shqipërinë prej vitesh: mungesës së garancive për barazi në zgjedhje, mungesës së garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk mund ti ikni për më gjatë kësaj çështje. Raportet e OSBE-ODIHR janë aty. Kërkojnë adresim për garantimin e lirisë së votës; kërkojnë adresim për fenomenin e shitblerjes së votës; kërkojnë adresim të përdorimit nga ju të shtetit në zgjedhje, kërkojnë adresim të fenomenit të përdorimit të burimeve shtetërore në zgjedhje, kërkojnë adresim të përdorimit të krimit të organizuar në zgjedhje.

Duke vijuar me shqetësimet e tjera që vazhdimisht i kemi ngritur në këtë sallë.

Ju kujtoj këtu që nuk është vetëm opozita që ngre shqetësim për krimin dhe korrupsionin, por janë raportet e partnerëve tanë strategjikë, si Departamenti Amerikan i Shtetit apo raportet e organeve të Bashkimit Evropian.

Nuk është vetëm opozita që ngre shqetësim për median! Janë raportet prestigjioze të organizatave ndërkombëtare, që flasin dhe ngrenë alarmin për media të kontrolluara nga qeveria apo për shantazhe dhe presione ndaj gazetarëve.

Nuk është vetëm opozita që ngre shqetësimin për varfërinë dhe përkeqësimin e jetesës së shqiptarëve! Është Fondi Monetar Ndërkombëtar që thekson se 30 % e familjeve shqiptare janë në vështirësi për të garantuar bukën  e përditshme. Janë raportet ndërkombëtare të cilat theksojnë se më shumë se 35% e familjeve shqiptare nuk  kanë mundësi të paguajnë dritat dhe ujin. Është Raporti i UNICEF që thotë se 47% e fëmijëve shqiptarë nuk ushqehen siç duhet.

Dhe këto janë shifra që duhet të na alarmojnë të gjithë bashkë. Ky duhet të jetë fokusi i këtij Kuvendi, kjo duhet të jetë puna jonë e përditshme, pa ndasi, pa retorikë, pa propagandë.

Prandaj do të duhej të ishte në nderin e këtij Kuvendi, ta niste këtë sesion të ri duke u dhënë prioritet të paktën tre nismave që ka propozuar opozita:

Ligjit për përcaktimin e minimumit jetik;

Rritjes së pensioneve;

Financimit të sektorit të bujqësisë.

Këtu duhet të fokusohemi ne. Ky duhet të ishte fokusi i këtij Kuvendi, jo klientelizmi, jo lufta ndaj qytetarëve, jo varfërmi i tyre dhe pasurimi i një grushti afër Edi Ramës, që e kanë kthyer vendin në plaçkë korrupsioni.

Nga kjo foltore, nga kjo sallë, unë do të garantoj çdo qytetar shqiptar se opozita, Partia Demokratike do të luftojë për Shqipërinë e shqiptarëve, jo për Shqipërinë e një grushti pushtetarësh.

Do të luftojmë për Shqipërinë ku mund të jetohet dhe punohet me dinjitet, jo për Shqipërinë ku ligjin e bën më i forti dhe ku pasurimi kalon vetëm përmes korrupsionit.

Flaka që Edi Rama i ka vënë Shqipërisë do të duhet të marrë fund me votën e shqiptarëve! Ne, si opozita e këtij vendi, kemi detyrimin historik të ndalim të keqen më të madhe që vendi ka patur pas diktaturës. Në thelb, regjimi i Edi Ramës nuk ndryshon shumë nga ai i Enver Hoxhës. Ai ndërtoi një diktaturë bardh e zi, ky i sotmi ka ndërtuar një diktaturë me ngjyra, në të cilën njerëzit kanë frikë të flasin, nuk ka zgjedhje të lira, nuk respektohet shteti ligjor, nuk ka ekonomi tregu. Na duhet një bashkim i madh me shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë!

Grupi ynë parlamentar, opozita, do të qëndrojë fort për interesat e qytetarëve, në këtë sallë dhe jashtë kësaj salle, me qëllimin e vetëm që shqiptarët të kenë mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu.

Ju sugjerojmë

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

3 Qershor, 2025 11:12 pm
Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
-U tha në Opinion

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

3 Qershor, 2025 11:00 pm
Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
-U tha në Opinion

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

3 Qershor, 2025 10:46 pm
Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

3 Qershor, 2025 10:33 pm
Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet
Bota

Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

3 Qershor, 2025 10:26 pm
Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin
Rajoni

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

3 Qershor, 2025 10:14 pm
Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut
Bota

Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut

3 Qershor, 2025 9:51 pm
“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale
Politikë

“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale

3 Qershor, 2025 9:33 pm
Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët
Bota

Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët

3 Qershor, 2025 9:26 pm
Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje
Aktualitet

Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje

3 Qershor, 2025 9:06 pm
Para
SHBA/ Harris dhe amerikanët kritikojnë vizitën e Trump në Varrezat Kombëtare

SHBA/ Harris dhe amerikanët kritikojnë vizitën e Trump në Varrezat Kombëtare

Kundërshtuan me forcë efektivët e policisë në qytetin e Vlorës, shpallen në kërkim tre persona

Kundërshtuan me forcë efektivët e policisë në qytetin e Vlorës, shpallen në kërkim tre persona

“Gaeta.it”: Shqipëria, një nga destinacionet më të kërkuara

“Gaeta.it”: Shqipëria, një nga destinacionet më të kërkuara

TE FUNDIT

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
3 Qershor, 2025

Shtëpia e Bardhë njoftoi ditën e sotme se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në samitin...

Lexo më shumë

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
3 Qershor, 2025

Xhevrije Satka është një shqiptare e lindur në Stamboll, por që një pjesë e zemrës së saj ka qenë gjithmonë...

Lexo më shumë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
3 Qershor, 2025

Emisioni Opinion mbrëmjen e sotme trajtoi temën e të huajve që jetojnë në Shqipëri. Ata janë të kombësive të ndryshme,...

Lexo më shumë

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
3 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka gjetur armën e përdorur nga 21-vjeçari, që plagosi të miturin dy ditë më parë (1 qershor),...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com