Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi tha në një lidhje në emisionin “Opinion” se nuk ka një kërkesë për thirrjen e kuvendit, sa kohë formularët nuk janë dorëzuar në sekretariat.
Ndër të tjera, Bardhi tha se në konferencen e Berishës ka qenë një person, që gjatë zgjedhjeve ka mbëhstetur kandidatin socialist Orlando Rakipi. “Sot në Foltoren e z.Berisha në konferencë kam parë një person që në zgjedhjet e 25 Prillit ka qenë përballë Flamur Nokës, në zonën e Vorës duke bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit. Dhe ishte sot në Foltore. Nuk mundet një votues, mbështetës, ai që ka qenë përballë demokratëve në 25 Prill duke bërë fushatë për Edi Ramën, të vijë sot…
Ishte në rresht të parë. Është iniciatori. Pra mbështetësi i Orlando Rakipit, ai që ka votuar në 25 Prill Edi Ramën, i thotë sot demokratëve do mbledhim Kuvendin Kombëtar se do demokratizojmë Partinë Demokratike. Me kë tallen këta”, u shpreh Bardhi. /Opinion.al