Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bardhi kërkon Ramën në Parlament për interpelancë, Balla: Nuk jep llogari për shpifje

2024/12/12 at 10:36 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi kërkon Ramën në Parlament për interpelancë, Balla: Nuk jep llogari për shpifje

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar Kryeministrin Edi Rama në Parlament që të zhvillojë interpelancën e kërkuar nga opozita që prej datës 2 Dhjetor.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi ka thënë se interpelanca është kërkuar sa i takon informacioneve të bëra publike.

Ai thekson se 130 mln Euro të qytetarëve shqiptarë janë bllokuar për llogari të ekzekutimit të vendimit të arbitrazhit ndaj Agon Channel.

Bardhi: Siç jeni në dijeni në datën 2 Dhjetor të këtij viti kam kërkuar një interpelancë urgjente me Kryeministrin sa i takon informacioneve të bëra publike që 130 milionë Euro të shqiptarëve janë bllokuar për llogari të ekzekutimit të vendimit të arbitrazhit ndaj “Agon Channel”.

Ju zonja kryetare keni thënë se kërkesa jonë është marrë nga Kryetarja e Kuvendit dhe se Kryeministri për shkak të axhendës së radhës së shkuar nuk mund të jetë prezent. Ju kishit detyrimin që të vendosnit kërkesën për interpelancë të kërkuar nga grupi i PD me Kryeministrin.

Ju do ta sillnit Kryeministrin të enjten (sot) për të zhvilluar interpelancë për të dhënë llogari në Parlament. Ka pasur një reagim nga Kryeministri që ju ka diktuar. Kryeministri nuk mund t’i vejë kushte Parlamentit.

Nuk mund të jetë një kusht ndaj Kuvendit që Kryeministri të mos paraqitetet. Kërkesa ime, të thërrisni Kryeministrin Rama për të ardhur dhe për të dhënë llogari për atë informacion që ka dalë në media dhe është tashmë publik. Ndërprisni seancën dhe detyrojeni që të japë llogari siç e kërkon kushtetuta.

Ndërkohë, ministri Taulant Balla thotë se Kryeministri nuk e ka të mundur që të lërë angazhimet e tij për të ju përgjigjur kësaj kërkese për inteprelancë.

Balla: Kryeministri e ka të pamundur t’i lërë angazhimet e veta për t’ju përgjigjur kësaj kërkese për interpelancë. Ose të japë llogari për një shpifje të propaganduar publikisht, e them shpifje sepse bëhet fjalë për një lajm të rremë se shteti shqiptar i paska paguar 130 milionë Euro një elementi kriminal me të cilin shteti shqiptar po vazhdon të përplaset në gjyqe apo procese penale, jo vetëm në Shqipëri por dhe në shtete të tjera të Europës dhe këtu na thuhet që kërkohet të vijë kryeministri për të sqaruar një shpifje.

Ma gjeni në rregullore se kush është detyrimi i Kryeministrit që të paraqitet për të sqaruar një shpifje. Dhe dua t’ju garantoj që jo vetëm Kryeministri por dhe ministrat janë të gatshëm të vijnë në çdo lloj forme kontrolli parlamentar por vetëm kur kërkesa juaj të motivohet me fakte që mbrojnë interesin publik.

Ju sugjerojmë

Japin dorëheqjen dhe drejtorët e Bashkisë së Durrësit
Aktualitet

Japin dorëheqjen dhe drejtorët e Bashkisë së Durrësit

10 Korrik, 2025 12:03 pm
Berisha përkujton heroin e parë të demokracisë: Frymëzim për mbarë shqiptarët
Aktualitet

Berisha përkujton heroin e parë të demokracisë: Frymëzim për mbarë shqiptarët

10 Korrik, 2025 12:00 pm
Ervin Salianji: Sapo përfundova njohjen me burgun, atje izolimi numërohet me orë
Aktualitet

Ervin Salianji: Sapo përfundova njohjen me burgun, atje izolimi numërohet me orë

10 Korrik, 2025 11:43 am
Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës, kryeministri Rama mbërrin në Romë
Aktualitet

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës, kryeministri Rama mbërrin në Romë

10 Korrik, 2025 11:39 am
Vlora, destinacion i preferuar për turistët
Aktualitet

“Nga mungesa e ujit te djegia e mbetjeve”/DHAT për problematikat e sezonit turistik

10 Korrik, 2025 11:27 am
Gëlltiti qesen me kokainë për ta fshehur nga policia, arrestohen dy persona në Kosovë
Rajoni

Vdekja e 27-vjeçarit/ Miratohet dorëheqja e komandantit të Policisë në Lipjan

10 Korrik, 2025 11:24 am
Zjarri në lokalin në Theth, policia: Vetëm dëme materiale, po punohet për shkakun
Aktualitet

Zjarri në lokalin në Theth, policia: Vetëm dëme materiale, po punohet për shkakun

10 Korrik, 2025 11:06 am
Tensionet në veri të Kosovës, Von der Leyen: I bëj thirrje palëve të rivendosin qetësinë!
Bota

Shefja e BE-së përballet me votëbesim

10 Korrik, 2025 11:04 am
Vrasja e Renis Dobrës/Detaje: Dyshohet të jetë mbytur me litar, shoqërohen 4 persona
Kronikë

Vrasja e Renis Dobrës/Detaje: Dyshohet të jetë mbytur me litar, shoqërohen 4 persona

10 Korrik, 2025 10:51 am
Jo më tavolina lokalesh mes rrugës!Bizneset në Tiranë lirojnë vetë hapësirat publike
Aktualitet

Jo më tavolina lokalesh mes rrugës!Bizneset në Tiranë lirojnë vetë hapësirat publike

10 Korrik, 2025 10:49 am
Para
34-vjetori i themelimit të PD-së/ Meta urim nga burgu: Kjo ditëlindje e gjen partinë më të bashkuar

34-vjetori i themelimit të PD-së/ Meta urim nga burgu: Kjo ditëlindje e gjen partinë më të bashkuar

“Ogerta jep dorëheqjen”/ Zhupa vendos pankartën, Spiropali: Mos e prekni foltoren e Kuvendit, Garda hiqeni! 

“Ogerta jep dorëheqjen”/ Zhupa vendos pankartën, Spiropali: Mos e prekni foltoren e Kuvendit, Garda hiqeni! 

“Ndërprisni seancën, Rama të vijë këtu!” Bardhi kërkon kryeministrin në Kuvend/ Mazhoranca rrëzon kërkesën për interpelancë

“Ndërprisni seancën, Rama të vijë këtu!” Bardhi kërkon kryeministrin në Kuvend/ Mazhoranca rrëzon kërkesën për interpelancë

TE FUNDIT

Japin dorëheqjen dhe drejtorët e Bashkisë së Durrësit

Japin dorëheqjen dhe drejtorët e Bashkisë së Durrësit
10 Korrik, 2025

Japin dorëheqjen dhe drejtorët e Bashkisë së Durrësit, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama dy ditë më parë, në takimin...

Lexo më shumë

Berisha përkujton heroin e parë të demokracisë: Frymëzim për mbarë shqiptarët

Berisha përkujton heroin e parë të demokracisë: Frymëzim për mbarë shqiptarët
10 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një vizitë në qytetin e Kavajës, me rastin e 35-vjetorit të rënies së...

Lexo më shumë

Ervin Salianji: Sapo përfundova njohjen me burgun, atje izolimi numërohet me orë

Ervin Salianji: Sapo përfundova njohjen me burgun, atje izolimi numërohet me orë
10 Korrik, 2025

Dy ditë pas lirimit nga burgu, ish-deputeti Ervin Salianji, mori pjesë këtë të enjte në ceremoninë e inaugurimit të shtatores...

Lexo më shumë

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës, kryeministri Rama mbërrin në Romë

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës, kryeministri Rama mbërrin në Romë
10 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Romë të Italisë, për konferencën e rimëkëmbjes “Ukraine Recovery Conference 2025”. Në mbërritje ai...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com