Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, në një konferencë për mediat lexoi statutin e PD dhe theksoi se kërkesat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar i dorëzohen Kryesisë së Partisë me shkrim duke thënë se nuk njoftohen me “Facebook” anëtarët.
“Kërkësat i dërgohen Kryesisë me shkrim, nuk njoftohen me “Facebook” anëtarët, tha Bardhi.
Bardhi gjithashtu u shpreh se Kuvendi nuk bën verifikim firmash teksa theksoi se të dhënat mbahen konfidenciale se nuk janë mbledhur firmat.
“Kuvendi nuk bën verifikim firmash, nëse firmat nuk verifikohen kush i ka sjellë kasaforta. Si mund t’i ruash si anonimë kur ata janë zyrtarë publikë. Emrat e tyre janë të publikuara në faqen e PD, janë publike, çfarë të dhënash janë konfidenciale. Mbahen të dhënat konfidenciale se nuk janë firmat”, tha Bardhi./Opinion.al