Te Fundit

Bardhi: Kam telefonuar disa krerë të Policisë së Shtetit, u vonuan 40 minuta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:59 - 14/01/22 |
Opi Nion

Bardhi tha se sot është përgjigjur të gjitha çështjeve që i është kërkuar nga prokuroria, ndërsa u shpreh se pret nga organi i akuzës që të vërë para përgjegjësisë penale autorët e këtij krimi.

Sot jam përgjigjur dhe kam dhënë përgjigje për çdo çështje të kërkuar nga prokuroria, duke nisur me momentin kur protestuesit mësyjnë PD, kontaktet që kam pasur me policinë dhe çfarë ka ndodhur në katin e dytë të selisë së PD. Kam kërkuar dhe vijoj të kërkoj zbardhjen e plotë të çështjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Një grusht njerëzish me në krye Sali Berishën sulmuan selinë e tyre. Autorët as nuk fshihen, as nuk skuqen, as nuk zverdhen. Sali Berisha ka marrë përgjegjësinë e një akti të dhunshëm ndaj PD. Pres nga prokuroria pa asnjë hezitim të vendosë para përgjegjësisë penale autorët e atij krimi të paprecedentë”-u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Përsa i përket vonesës së Policisë së Shtetit, për të ndërhyrë në PD Bardhu u shpreh se ka telefonuar në numrin e kontaktit të policisë por gjithashtu deklaroi se me 8 janar ka telefonuar edhe disa herë krerët e uniformave blu.

Kam informuar edhe sot zyrtarisht prokurorinë se policia në numrin e kontaktit është njoftuar në 12 e 27 minuta kam telefonuar disa herë krerët e Policisë së Shtetit, që erdhën 40 min me vonesë pas telefonatës së parë”-tha Bardhi./Opinion.al

Pas