Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bardhi: Jemi shumë vonë me procesin e primareve brenda partisë

2025/02/06 at 10:04 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Arrestimi i ish-deputetit të PS, Bardhi: Vërteton që Rama është marr peng nga bandat

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetari i Grupit Parlamentar të saj Gazment Bardhi këmbënguli në qëndrimin se edhe anëtarët e diasporës që nuk kanë dokumenta shqiptare duhet të lejohen të votojnë, një kërkesë e cila shumica thotë se mund të lërë pa mituar ndryshimet që lehtësojnë votën e emigrantëve në zgjedhjet e majit.


Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Bardhi shprehu shqetësimin se për primaret që pritet të mbajë për herë të parë forca e tij politike, duke thënë se mund të jetë shumë vonë për ta realizuar siç duhet këtë proces. Ai shprehu vlerësimin që partia është tani e bashkuar dhe u bëri thirrje forcave të tjera politike që të bashkojnë votat për të fituar ndaj Partisë Socialiste në pushtet.

Duke folur për SPAK-un dhe kritikat e kryetarit të partisë Sali Berisha ndaj tij, ai tha se nuk e ndan mendimin e tij se bëhet fjalë për “organizatë kriminale”, por tha se pret më shumë nga struktura kundër korrupsionit.

Zëri i Amerikës: Zoti Bardhi, vota e diasporës, po zë një vend të rëndësishëm për zgjedhjet e ardhshme. Partia juaj, siç deklaroi dhe dje zoti Berisha, ka vënë si kusht, që për miratimin e disa ndryshimeve të reja në Kodin Zgjedhor, të dakortësuara dhe me shumicën, të përfshihet votimi dhe i atyre që nuk kanë asnjë dokument shqiptar. Zoti Berisha shprehet se kjo duhet të bëhet pasi privohen dy të tretat e shqiptarëve jashtë vendit, ndërkohë që KQZ-ja si shifër zyrtare ka dhënë 160 mijë. Pse kjo këmbëngulje tek kjo pikë e tillë që mund të rrezikojë edhe faza të tjera të këtij procesi të votimit të diasporës?

Gazment Bardhi: Sepse ne gjykojmë se çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nëse jeton në Shqipëri apo jashtë vendit, ka të drejtën e vet për të votuar dhe ndikuar qeverisjen në Shqipëri dhe në kategorinë e e shtetasve që jetojnë jashtë vendit, fakti nëse ata kanë ose jo një dokument biometrik shqiptar nuk mund t’i privojë ata nga e drejta e tyre kushtetuese për të votuar. Dokumenti biometrik i identifikimit jep vetëm sigurinë për të identifikuar personin dhe kjo mund të arrihet edhe me një dokument identifikimi, fjala vjen të Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo të një vendi të Bashkimit Evropian. Dhe ne çmojmë që burokracia administrative në këtë rast, pra fakti nëse kanë apo jo një dokument identifikimi shqiptar nuk mund t’i privojë këta qytetarë të Shqipërisë, pavarësisht se jetojnë jashtë vendit, nga e drejta e tyre për të votuar. Nuk e kuptojmë këmbënguljen e Partisë Socialiste për t’i privuar një komunitetit të gjerë të qytetarëve shqiptarë, sepse nuk është një numër i pakët, edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka shifra të sakta në këtë drejtim, por bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë, që për një arsye apo tjetër, nuk e kanë çmuar të domosdoshme të kenë dy dokumente identifikimi. Ata kanë mbajtur vetëm dokumentin e vendit ku ata jetojnë, por vazhdojnë të jenë shtetas shqiptarë.

Zëri i Amerikës: Vonesat në këtë drejtim do të ndikonin edhe tek vonesat për ndryshimet që po propozohen për t’u dhënë më shumë kohë emigrantëve për të votuar çka do t’i pengonte ata në qoftë se zvarritet ky proces me kërkesën që ka bërë partia juaj. A nuk mendoni se duke vënë këtë si kusht kjo e vështirëson më shumë votimin për diasporën?

Gazment Bardhi: Nuk bëhet fjalë për një kohë më të gjatë. Pra, koha nuk është kërkuar për t’i dhënë mundësi qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë për të votuar…

Zëri i Amerikës: E kam fjalën për kohën që është në dispozicion që ata të jenë në gjendje …

Gazment Bardhi: Kjo është për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pra, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar më shumë kohë për veten për t’u përgatitur për procesin e dërgimit të fletës së votimit për qytetarët shqiptarë. Nëse ndryshimet nuk ndodhin, sigurisht që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pra komisioneri shtetëror do të duhet të shtojë burimet njerëzore në këtë proces dhe të arrijë brenda kohës që cakton aktualisht ligji të drejtën apo t’i mundësojë të drejtën qytetarëve për të votuar. Pra nuk ka pengesa në këtë drejtim. Pra, dhjetë ditë më shumë apo dhjetë ditë më pak, është më shumë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se sa për qytetarëve që do të votojnë. Koha për ta për të votuar është mjaftueshëm në dispozicion, qoftë për ta marrë në dorëzim fletën, qoftë për ta kthyer atë mbrapsht të plotësuar me shprehjen e vullnetit se kë do të dëshironin ta shikonin në qeverisje.

Zëri i Amerikës: Kalojmë tek çështjet politike të partisë suaj. Zoti Bardhi, Partia Demokratike për këto zgjedhje për herë të parë do të zhvillojë procesin e primareve, siç parashikohet në statut. A jeni të shqetësuar se primaret mund ta penalizojë atë grupim që deri dje, ashtu si dhe ju, kundërshtonte me forcë rikthimin e zotit Berisha në krye të PD-së?

Gazment Bardhi: Së pari, unë mendoj që çdo anëtar i Partisë Demokratike, ka vlerësuar dhe vlerëson së tepërmi faktin që Partia Demokratike sot është e bashkuar dhe padyshim që është e bashkuar, por edhe falë atij që ju e quajtët grupimi që unë drejtoja apo që drejtojë në emër të grupit parlamentar, që u bashkua më së fundmi, grupimi që drejtonte zoti Berisha. Tashmë ne jemi gjithë Partia Demokratike dhe anëtarët e Partisë Demokratike. Në vlerësimin tim dhe sa unë shoh në kontaktet e përditshme me ata, vlerësojmë kontributin e secilit prej deputetëve për atë që ata kanë dhënë në mbrojtje të interesit publik. Pra, në këtë drejtim nuk kam një shqetësim. Shqetësimi im lind për faktin se së pari jemi shumë vonë për këtë proces. Pra, jemi shumë afër zgjedhjeve dhe do të duhet të presim, nuk ka akoma rregulla të miratuara dhe do të duhet të presim rregullat dhe atë e kam thënë disa herë publikisht por edhe brenda institucioneve të partisë, që rregullat duhet të jenë të tilla që të mos krijojnë destabilitet në parti, të mos krijojnë përplasje në parti se kjo nuk do të ishte e shëndetshme tre muaj para zgjedhjeve. Pra, shqetësimi im lidhet vetëm me këtë pjesë sepse në fund fare, secili prej nesh anëtarëve të Partisë Demokratike nuk ka interes kush janë emrat e deputetëve. Interesi jonë është që PD të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ky është interesi madhor i çdo anëtari të PD-së.

Zëri i Amerikës: Zoti Bardhi, sa penalizohet opozita nga fragmentimi që ka ndodhur vitet e fundit, nga problemet që ka pasur, duke patur parasysh që kemi edhe disa parti të reja të krijuara, që megjithëse mund të mos ta kërcënojnë Partinë Demokratike por mund t’iu marrin grupe votash?

Gazment Bardhi: Unë gjykoj që fragmentarizimi në vetëvete është i dëmshëm dhe kjo ka qenë arsyeja pse gjitmonë kam bërë thirrje që ne të jemi së pari të bashkuar brenda PD-së duke ruajtur secili prej nesh mendimet tona, por dhe të jemi të bashkuar si front opozitar. Opozita sot nuk ka luksin për të patur disa segmente brenda vetes ku kundërshtari është i unifikuar. Opozita gjithashtu, nëse qëllimi është për të mundur Edi Ramën do të duhet të jetë e gjitha e bashkuar. Nëse pastaj, ndonjëra nga partitë që është krijuar apo trashëguar ka si qëllim thjeshtë të përçajë opozitën për të mbajtur në qeverisje edhe katër vite të ardhshme, pra pas 12 vitesh keqqeverisje Edi Ramën, t’i japësh atij mundësinë të ketë edhe një katërvjeçar, unë kam bindjen e plotë që çdo opozitar që dëshiron ndryshimin në Shqipëri e kupton këtë dhe nuk do ta çojë votën dëm te secila prej këtyre partive. Pra, mirë apo keq ne do të duhet secili prej nesh duke ruajtur identitetin e vetë të grupohemi nën një formacion të përbashkët opozitar, duke ruajtur idetë, duke ruajtur propozime, duke ruajtur qëndrimet tona, pra nuk na bën kjo të unifikohemi, por do të duhet të përcaktojmë objektivin dhe nëse objektivi është të mundim Edi Ramën, atëherë fronti opozitar është e vetmja zgjidhje.

Zëri i Amerikës: Të gjitha sondazhet, përfshirë një i fundit i Instituti Ndërkombëtar Republikan, e kanë vlerësuar institucionin e SPAK-ut, duke thënë se është i besueshëm edhe mes qytetarëve. Ndërkohë Partia Demokratike dhe kryetari i saj, e kanë sulmuar atë. A nuk mendoni se një qëndrim i tillë i arsyeshëm duke patur parasysh rolin që po luan ky institucion?

Gazment Bardhi: Unë kam patur dhe e kam shprehur edhe publikisht qëndrimin tim sa i takon SPAK-ut. Unë e nxis dhe e kam nxitur gjithmonë SPAK-un të bëjë detyrën. Sigurisht që kam pritur dhe pres shumë më shumë për shkak të aferave të jashtëzakonshme korruptive që ndodhin apo që kanë ndodhur gjatë këtyre 12 viteve, pres shumë më shumë rezultate. Unë pres të ketë hetime serioze ndaj Kryetari të Bashkisë së Tiranës i cili vazhdon të qëndrojë në detyrë edhepse vetë SPAK-u ka thënë në një deklaratë publike që është i dyshuar mbështetur në prova për konsumimin e katër veprave penale. Unë pres të kemi hetime serioze ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pra pres që SPAK-u të performojë në mënyrë të pavarur dhe tërësisht profesionale në përputhje me ligjin.

Zëri i Amerikës: Por nuk e quani organizatë kriminale si zoti Berisha?

Gazment Bardhi: Jo, jo nuk e kam quajtur kurrë sepse kam thënë që pavarësisht problemeve që ka Struktura e Posaçme Antikorrupsion brenda saj ka prokuror me integritet të cilët do të duhet të mbështetën që të bëjnë detyrën e tyre ashtu siç duhet. Në momentin që flasim, e vetmja thirrje që kam është që të veprojnë shpejt. Shqiptarët presin ndëshkime reale kundër korrupsionit./ VOA



Ju sugjerojmë

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
Kryesore

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

14 Maj, 2025 2:24 pm
Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
Aktualitet

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

14 Maj, 2025 2:20 pm
Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
Aktualitet

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

14 Maj, 2025 2:02 pm
Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
Aktualitet

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

14 Maj, 2025 1:47 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

14 Maj, 2025 1:41 pm
Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

14 Maj, 2025 1:41 pm
Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
Aktualitet

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

14 Maj, 2025 1:23 pm
Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

14 Maj, 2025 1:12 pm
Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Kryesore

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

14 Maj, 2025 1:11 pm
Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
Aktualitet

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

14 Maj, 2025 1:01 pm
Para
Groenlanda shqyrton marrëveshjen politike mes SHBA dhe tre shteteve ishujt të Paqësorit

Groenlanda shqyrton marrëveshjen politike mes SHBA dhe tre shteteve ishujt të Paqësorit

Haxhiu tregon fuqinë dhe dobësinë më të madhe të Albin Kurtit, parashikon se me çfarë do ballafaqohet

Haxhiu tregon fuqinë dhe dobësinë më të madhe të Albin Kurtit, parashikon se me çfarë do ballafaqohet

I vetmi moment që Shkullaku ka pasur respekt për Ramën: Është njeri…

I vetmi moment që Shkullaku ka pasur respekt për Ramën: Është njeri...
















TE FUNDIT

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm

Vlorë/ Përfundon numërimi i votave preferenciale, ja 12 deputetët e mundshëm
14 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale në qarkun e Vlorës, duke dalë kështu me një rezultat më të...

Lexo më shumë

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
14 Maj, 2025

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision shënoi fitoren e parë për Shqipërinë. Shkodra Elektronike ia doli të  siguronte finalen duke...

Lexo më shumë

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur liderëve botërore, të cilët e kanë uruar për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11...

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
14 Maj, 2025

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet e ushtruar në banesën e këtij të fundit. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com