Kryesore

Bardhi flet për debatin në Kuvend me Shehun dhe Spahon: Zoti iu ruajt mendjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:51 - 13/05/22 |
Opi Nion

Deputeti Gazment Bardhi ka folur lidhur me përplasjen në Kuvend me Edmond Spahon dhe Tritan Shehun.

Në “Abc”, Bardhi thotë me ironi se iu uron pleqëri të mbarë . Përplasja ndodhi për shkak të akuzës publike që Gazment Bardhi bëri, teksa tha se vila 760 mijë euro në Lalz i përket një ish-ministri të PD dhe për pasojë është peng te Edi Rama.

 “Nuk do preferoja të komentoja veprimin e dy individëve që janë në moshë të prindërve të mi. Zoti u ruajt mendjen. Totalisht pa arsye. I vetmi koment që kam është Zoti u ruajt mendjen dhe uroj pleqëri të mbarë, jetë dhe shëndet. Nuk kam përmendur asnjë emër. Kam shtruar një pyetje për arsye etike duke qenë se se bëhet fjalë për një koleg në PD. Kam preferuar të mos bëj publik emrin. Unë personalisht kam preferuar të mos përmend emër. Emrat që ju thoni janë përmendur nga kolegët tuaj gazetarë. Unë e nxora si çështje. Është kthyer në modë në PD se kush mendon ndryshe nga Sali Berisha në PD etiketohet si i shitur. Aj pyetje ka qenë për tu kthjelluar se cili prej kolegëve se nëse thua është i shitur duhet të kesh një të dhënë se më çfarë më ka blerë. Ndërkohë që ka kolegë që realisht janë peng të Edi Rama. Një rast është ky që kam thënë. Kanë abuzuar kur kanë pasur besimin e demokratëve kur kanë qeverisur vendin”, tha Bardhi.

Pas