Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur akuzave të hedhura nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një reagim në rrjetin social “Twitter”, Bardhi shkruan se Berisha mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan por jo atë.
Sipas Bardhit, e vetmja armë që Berisha ka kundër tij është shpifja.
Kujtojmë se Berisha ka akuzuar Gazment Bardhin dhe Taulant Ballën për ngjarjen e ndodhur në Elbasan, disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
“Babi i Zenit mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan mafioz, të ngjashëm me Taulant Ballën, por kurrë mua! Arma e vetme e Sali Berishës kundër meje mbetet shpifja. Kodet mafioze nuk i kanë ecur dhe nuk do t’i ecin!
Ngushëllime SB për rënien e nivelit të shpifjeve! Herën tjetër pres të jetë më shumë kreativ dhe më pak kontradiktor me veten. Përgjegjësit nuk ndryshojnë sipas interesit politik të ditës të Ansamblit “Gërdeci”!”,-shkruan Bardhi.
1/2. Babi i Zenit mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan mafioz, të ngjashëm me Taulant Ballën, por kurrë mua! Arma e vetme e Sali Berishës kundër meje mbetet shpifja. Kodet mafioze nuk i kanë ecur dhe nuk do t’i ecin!
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) May 31, 2022