-U tha në Opinion

Bardhi: Berisha nuk është zgjidhja për PD, çfarë i thashë kur erdhi në seli


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:30 - 18/04/22 |
el ida

Deputeti i PD Gazmend Bardhi tha në emisionin “Opinion” se Sali Berisha nuk është zgjidhje për PD. Për herë të parë ai tregoi bisedën që kishte bërë me Berishën ditën që ky i fundit shkoi në seli, pas vendimit të gjykatës.

Bardhi tha se ka kërkuar që të ndërpritet çdo proces i njëanshëm, por kjo është refuzuar nga zoti Berisha.

Pjesë nga biseda

Bardhi: Unë gjykoj që Sali Berisha nuk është zgjidhje për PD.

Fevziu: Po ta vësh si ultimatum?

Bardhi: Askush nuk ka vënë asnjë ultimatum. Ky është qëndrimi im. Nëse votohet në grupin parlamentar mbetet qëndrimi im dhe unë i nënshtrohem vullnetit të shumicës.

Ama me zë të lartë e kam thënë dhe e them që në vitin 2022 Berisha nuk është zgjidhje për PD.

Fevziu: Nuk ëhstë kushtëzim?

Bardhi: Unë nuk kushtëzoj.

Fevziu: Po platforma e krijon si kushtëzim?

Bardhi:Asnjë kushtëzim. Platforma nuk është një akt i shkëputur. Pas zgjedhjeve të 6 Marsit, 32 kolegë deputetë i kërkuan zotit Basha të bënte një hap pas dhe zoti Basha e bëri hapin pas duke dhënë dorqëheqjen. Pas saj nuk pati një reflektim ng komisioni i rithemelelimit, që unë i quaj disa kolegë që mendojnë ndryshe nga pjesa tjetër. Ndërkohë që grupi parlamentar në mënyrë të vijueshme thoshte që ka një përçarje, jo në qendër…..

Fevziu: Ti me Ristanin mirë shkoni?

Bardhi: Kjo ka zero vlerë. Shumë mirë shkojmë, por nuk ka shqetësim në këtë drejtim. Pjesa lart do vazhdojë gjithmonë të mendojë ndryshe. Gjithmonë ka patur grupime në pjesën lart, e rëndësishme është që demokratët poshtë nuk kanë patur mllef.

Fevziu: Cila është zgjidhja?

Bardhi: Duhet të stopojmë çdo proces të njëanshëm, të ndalojmë, të marrim frymë një herë dhe të gjithë bashkë të gjejmjë një zgjidhje që i bashkon demokratët.

Që në ditën e parë kur Berisha ka ardhur në zyrë, kërkesa ime ka qenë të ndërpriten të gjitha proceset e njënashme.

Ai ka thënë që është vendim i marr dhe do ecim përpara. I kam thënë: Doktor ky është imponim, dhe nuk është zgjidhja imponimi, është bashkimi./Opinion.al

 

Pas